E Diel, 1 Nëntor 2026

Drashkoviq: Me Kosovën të sillemi si me fqinjë të veçantë

Kreu i Partisë për Ripërtëritjen Serbe, Vuk Drashkoviq ka thënë se “politka evropiane nuk guxon të udhëhiqet mbi themelet e dështuara të Millosheviqit, siç është bërë në 12 vjetët e kaluara”.

“T’ia vëmë pikën edhe politikës së Millosheviqit për Kosovën, të asaj politike patriotike për Kosovën pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Drashkoviq, duke shtuar se “kthesa nënkupton kthim edhe ndaj popullit serb në Kosovë”.

Ai ka thënë se Serbia ndaj Kosovës duhet të sillet sikur ndaj fqinjit më të afërt dhe të me veçantë, me të cilin duhet të ketë bashkëpunim të gjithanshëm.

“Kthesa nënkupton edhe kthesë në politikën e urrejtjes, sepse populli serb duhet të pajtohet me atë shqiptar”, ka thënë Drashkoviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›