E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat serbe nga Kosova, numërohen në Rashkë të Serbisë

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka miratuar udhëzimin për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 6 maj në Kosovë, sipas të cilit votat nuk do të numërohen në Kosovë, por në Rashkë.

Sipas vendimit, anëtarët e këshillave zgjedhorë do t’i hapin kutitë në selinë e komunës së Rashkës dhe rezultatet nga aty do t’i dërgojnë në Beograd.

Ndryshe, mediat serbe dje kanë raportuar se OSBE-ja ka ofruar ndihmë, por në kufijtë e legales.

Vlada Jovicic, këshilltar në të ashtuquajturën ministri për Kosovën, ka thënë se OSBE, për shkak të sigurisë së procesit t votimit, ka kërkuar që votat të numërohen jashtë Kosovës dhe se simbolet serbe në Kosovë të vendosen vetëm në vendet e votimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›