E Diel, 1 Nëntor 2026

Drecun: Fatale të bojkotohen zgjedhjet në veri të Kosovës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se pasojat e një bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve lokale, nga serbët e veriut të Kosovës, mund të jetë serioze dhe fatale.

Në rastin e tillë, sipas tij, udhëheqjet komunale do të merren nga shqiptarët, boshnjakët dhe përfaqësuesit serbë të Partisë së Pavarur Liberale.

“Atëherë, me urdhër të Prishtinës, këto komuna do ta braktisin Asociacionin dhe praktikisht do ta bëjnë të pavlefshëm”, ka thënë ai për Dnevnik. “Kam frikë se nga disa individë, që flasin për bojkot, ka keqkuptime e ndoshta edhe interesa personale”, transmeton Telegrafi.

(a.k.BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›