E Diel, 1 Nëntor 2026

Masivi i gurëve bllokon tunelin e Gjegjanit, nevojitet lëndë plasëse për shkëmbinjtë

MIRDITË- Një masiv i madh gurësh i shembur në tunelin e Gjegjanit, ka bllokuar segmentin rrugor Fushë Arrëz- Mirditë mëngjesin e sotëm, duke e bërë të pakalueshëm si për automjetet ashtu dhe për këmbësorët.

Shembja masive ka bllokuar 90% të hyrjes së tunelit, ndërkohë që për të zhbllokimin e tij nevojiten lëndë plasëse. Gazetari Armir Mehaj, raporton nga vendngjarja se me sy të lirë shihet se shembje te tjera pritet të ndodhin ne orët në vijim. Gjatësia prej 100 metër e rrugës që është mbuluar nga qindra metër kub inerte kërkojnë lëndë plasëse dhe më pas ndërhyrje të fadromave për pastrimin e aksit rrugor.

Ky tunel pritet të ndikojë dhe në ceremoninë mortore të Bardhok Përndrecës, 22-vjecari që u ekzekutua dje në fshatin Gojan të Pukës, pasi familjarët për të shkuar në varrezat e Kalvarës duhet të kalojë në këtë tunel. Masivi guror ka ndërprerë qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor, ndërkohë që policia po merr masat e nevojshme për zhbllokimin e tunelit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›