E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt Europës Sa larg saj!

Share

Nga Ilir Beqja

Shqiptarët duan të shohin përpara, kanë nevojë biollogjike për një gjë të tillë duke ndjerë dhe prekur ndryshimin. Studimi për të cilin po flasim tregon se jo vetëm jemi të fundit, jo vetëm se jemi larg mesatares europiane, por, për fat të keq, distanca po rritet

Ditët e fundit është prezantuar një studim që përpiqet të vlerësojë nivelin e arritjeve të vendeve që i janë bashkuar rishtazi bashkimit Europian apo janë në rrugën drejt bashkimit. Studimi vlerëson nivelin e arritjes apo të kapjes së EU nga këto vende. Prandaj edhe indexi quhet The Catch-Up Index. Padyshim që për shqiptarët është me interes të dijnë se si është gjendja e Shqipërisë në rrugën drejt Europës.

Në vlerësimin e rrugës drejt Europës merren në konsideratë katër faktorë njëherësh:

Ekonomia

Cilësia e Jetës

Demokracia

Qeverisja

Sipas studimit në katër faktorët së bashku jemi të fundit midis 35 shteteve të Europës, përfshirë bashkëthemelues të Bashkimit, të pranuar rishtaz, vende kandidatë dhe vende kandidatë potencialë (këtu në fund përfshihet edhe Shqipëria). Vendin e fundit e ndajmë me Bosnjë-Hercegovinën. Jo vetëm që jemi të fundit por në katër faktorët jemi shumë larg mesatares së Europës së Bashkuar. Ja si ilustrohet në Figurën 1. Figura e tregon raportin që kemi me mestaren e Europës, por sidomos faktin që prapambetja më e madhe është tek Demokracia.

Demokracia

Prapambetja në demokraci duhet të jetë shqetësimi ynë kryesor. Kjo prapambetje i zbeh apo fashit edhe ato përpjekje që shqiptarët bëjnë për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, për të krijuar më shumë begati për familjet e tyre e për rrjedhojë për të bërë më të begatë vendin e vet. Ndoshta shumica e lexuesve nuk habitet që kemi këtë prapambetje në demokraci pasi ndeshen për ditë me shkelje e dhunim të të drejtave të tyre duke filluar që nga nëpërkëmbja e të drejtës së votës.

Ekonomia

Studimi tregon që edhe në Ekonomi ndajmë vendin e fundit me Bosnjë-Hercegovinën. Janë 11 tregues të ndryshëm, të cilët së bashku bëjnë krahasimin midis ekonomive të vendeve. Në Figurën 2 ilustrohet krahasimi i produktit të brendshëm bruto për banor sipas të njëjtit standard të fuqisë blerëse (General Domestic Product per capita in Purchasing Power Standard). Leximi i drejtpërdrejtë i grafikut tregon se shqiptarët janë më të varfrit midis 35 vendeve të Europës.

Megjithatë krahasimet me të tjerët mund ti vlejnë kërkuesve. Edhe krahasimet me të kaluarën tonë mund ti vlejnë historianëve. Madje kjo dëshirë për të krahasuar me të kaluarën, qoftë 2005, qoftë 97, qoftë 90, qoftë 38 është një tjetër dëshmi e reminishencave të së kaluarës jo të largët komuniste në mendjet tona. Shqiptarët duan të shohin përpara, kanë nevojë biologjike për një gjë të tillë duke ndjerë dhe prekur ndryshimin. Studimi për të cilin po flasim tregon se jo vetëm jemi të fundit, jo vetëm se jemi larg mesatares europiane, por, për fat të keq, distanca po rritet. Megjithatë e rëndësishme është të matemi me veten. Për ilustrim po sjell indeksin GINI indeks që përpiqet të masë pabarazinë në një shoqëri (sa më i lartë indeksi, aq më e pabarabartë shoqëria). Ky indeks është 33 dhe sipas studimit mbi 35 është situata e një pabarazie të lartë dhe nën 25 është situata e një pabarazie të ulët. Lexuesi le të gjykojë vetë për shkallën e (pa)barazisë së Shqipëri.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›