E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon raundi i parë i votimit për presidentin, nuk paraqitet asnjë kandidat

Share

Votimi i parë për presidentin e ri do të quhet i ezauruar pa u paraqitur asnjë kandidat. Xhezair Zaganjori nuk do paraqitet si kandidat, për të mos u djegur. Opozita shprehu kundërshtinë për emrin e tij. I pari që shkroi kundër tij ishte Erion Braçe. Ai citoi faktin se ai votoi në konflikt interesi për të zgjatur mandatin e tij si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Tani Komisioni i Ligjeve ka përgatitur një raport, i cili shkon në Kuvend. Aty thuhet se nuk ka asnjë kandidat. Megjithatë raundi i parë quhet i kryer. Pas një javë do jetë raundi i dytë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›