E Diel, 1 Nëntor 2026

Zemëroheni pse OKB i jep Mugabes çmim si lider botëror i turizmit?

Share

Opozita në Zimbabve, aktivistët e të drejtave të njeriut në mbarë botën dhe mediat perëndimore, kryesisht ato britanike, janë zemëruar pse Robert Mugabe, diktatori i Zimbabveve ka marrë çmimin Lider botëror i turizmit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ata e quajnë një skandal që të vlerësohet një njeri me rekord të zi me abuzimet me të drejtat e njeriut. Mugabe u vlerësua se e ka bërë vendin të sigurt për turistët. Por prej tre dekadash në pushtet ai e ka çuar një vend dikur të pasur në humnerë.

Ndërkohë në Shqipëri, me dy dekada e pak në pushtet, Sali Berisha po ashtu ka marrë një çmim nga OKB për prokurimet online. Nuk ka mbledhje qeverie apo aktivitet që nuk e përmend këtë çmim, edhe pse Komisioni Europian në raportin e fundit i bëri me dije se prokurimet janë fusha më e korruptuar në vend. Se mos i bëhet vonë shumë kryeministrit. A e nuk e patë në seancën e sotme në Kuvend që nxori flakë në mbrojtje të Arben Ristanit dhe e shpalli veten si kampion të zgjedhjeve të lira, pak ditë pasi Departamenti i Shtetit tha se është minuar e drejta për të ndryshuar qeverinë? Apo nuk e vutë re se si ishte tërbuar pse Rama e quan vrasës të zgjedhjeve Arben Ristanin? E kush tërbohet, njeriu që nuk ka lënë fjalë, fyerje e kërcënim me jetë pa bërë në Kuvend e gjetkë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›