E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt finalizimit liberalizimi i vizave që nga mesi i vitit 2010

Parlamenti Evropian fut Shqipërinë në listën e bardhë të vizave “Shengen”


Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian (PE) ka vendosur dje të fusë edhe Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën në listën e bardhë të “Shengenit”, bashkë me tre vendet e tjera, Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni. Komisioni i Punëve të Jashtme të PE-së ka miratuar nëpërmjet vendimit të tij më të fundit, me një shumicë dërrmuese votash (51-8), raportin e raportueses për Ballkanin Perëndimor, Sarah Ludford, për ndryshimin e propozimit të Komisionit për Liberalizimin e vizave për udhëtim afatshkurtër për qytetarët e vendeve të Ballkanit. Komisioni ka vendosur gjithashtu që të nisë dialogu me Kosovën për planin e liberalizimit të vizave, pa paragjykuar statusin e Kosovës. Nga ana e Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, është rënë dakord për të përfshirë në zbatimin e këtij mekanizmi, të pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë në rrugën e hyrjes në BE dhe konkretisht zhdukjen e vizave, për Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Shqipërinë. Ndërsa për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, është përcaktuar data 1 janar 2010, për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën, do të jete një datë tjetër, sigurisht brenda vitit të ardhëm, kur edhe të jenë plotësohen kushtet e hartës së liberalizimit të vizave. Zbatimi i liberalizimit të vizave, do të mundësohet sipas përmbushjes së detyrimeve, sikurse janë shpërndarja e dokumenteve, menaxhimi i kufijve dhe efikasiteti në kriteret e zbatimit të ligjit. Në praktikë kjo do të thotë se nëse propozimi merr mbështetjen e sesionit parlamentar, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës dhe Shqipërisë do të kenë një tjetër shans për të përfituar këtë të drejtë të plotë, kur plotësojnë kërkesat. Vendimi i djeshëm, krijon një përshtypje e cila ndryshon nga ajo e miratuar më parë nga Komisioni Evropian mbi bazën e asaj që ai mendonte për të kërkuar një ligj të ri për përjashtimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë vitin e ardhshëm. Komisioni miratoi gjithashtu hapjen e një dialogu të vizave me Kosovën, në mënyrë që të krijojë një plan për liberalizimin e vizave të ngjashme me atë të vendeve të tjera, duke hapur një mundësi negociatash. Qëllimi i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, ka të bëjë me mundësinë e gjetjes së një zgjidhje pragmatike, duke e çuar përpara perspektivën për të qenë në gjendje që në më fund edhe qytetarët kosovarë të ëprfitojnë nga lehtësirat për liberalizimin e vizave dhe më pas, "duke siguruar edhe perspektiva të ndryshme ligjore nga shtetet anëtare të BE – konkretish çështja e pavarësisë", theksoi Ludford. "Ky vendim i dërgon një sinjal shumë të fortë për mbështetjen e vizave të BE për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor, me një riorganizimi i formaliteteve ligjore", tha Sarah Ludford, duke theksuar megjithatë se heqjen e vizave mund të jetë efektiv në praktikë vetëm kur vendet janë në pajtueshmëri me standardet e sigurisë të kërkuara. "Topi tani shkon për qeveritë dhe qytetarët e Bosnjës dhe Shqipërisë për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur", tha më tej Ludford. Nuk ka asnjë dyshim për këtë vendim të djeshëm të Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së , se apeli i paraqitur nga Tanja Fajon kundër përjashtimit të Bosnje dhe Shqipëri, me sa duket ka qenë i suksesshëm për dy vendet që janë pranuar me rezervë në kthimin e hyrjes në fuqi të masës në kohë, gjatë së cilës do të hasen me kushtet teknike. Në fakt, raporti i raportueses sllovene Fajon, kërkonte të ndryshohej vendimi i Komisionit, nën argumentimin se, "diskriminimi në fazën e liberalizimit të regjimit të vizave midis tre vendeve të Ballkanit Perëndimor nga njëra anë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë nga ana tjetër do të krijonte një situatë të vështirë politike”, argumentonte në raportin e saj Fajon. Parlamentarja sllovene Fajon ka shpjeguar në këtë komitet se mungesa e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën i izolon këto vende. Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon bëri rekomandimin për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bosnjës në hartën e liberalizimeve duke kërkuar amendimin e Rregullit të Komisionit Evropian për vizat për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo argumentoi se këto dy vende, të cilat duhet të përmbushin standardet e nevojshme, të mos u nënshtrohen procedurave të gjata legjislative edhe njëherë, por ato të përfshihen në regjimin pa viza automatikisht sapo Komisioni të jetë i kënaqur se kanë plotësuar kushtet. “Për sa i përket Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, përjashtimi nga kërkesat për vizë, duhet të zbatohen pa vonesë, menjëherë pas vlerësimit nga Komisioni që secili prej atyre vendeve i plotëson të gjitha standardet e përcaktuara në planin për liberalizimin e vizave", theksohet në draftin e eurodeputetes Fajon. "Propozimi i Komisionit nuk përfshin rrezikun e ndarjes më tej në rajon, duke minuar bashkëpunimi rajonal jo vetëm midis shteteve, por edhe brenda për brenda secilit shtet ku: qytetarët janë kroatë, pavarësisht se jetojnë në Kroaci dhe Bosnje, shtetasit serbë janë serbë edhe në se jetojnë në Serbi apo edhe Bosnjë, si edhe shtetasit shqiptarë janë të tillë edhe në se jetojnë në Shqipëri, Serbi apo Maqedoni", thuhet në projekt-rezolutën e paraqitur për vlerësim nga Parlamenti Evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›