E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt përfundimit rruga e re tek “Ali Demi”

04-11-2012 / Gazeta 55

“Ndërtimi i saj ka shkurtuar distancën dhe ka çliruar trafikun”


Nëse pak muaj më parë për të kaluar nga rruga “Ali Demi” në Unazë apo anasjelltas duhet t’i bijë përqark, me hapjen e rrugës së re “Hasan Sufa”, kjo nuk ka pse ndodh më. Investimi i nisur në muajin gusht nga Bashkia e Tiranës i cili është drejt përfundimit shkurton distancën e njëkohësisht çliron trafikun. Pas shpronësimit të 13 familjeve, anash rrugës janë prishur objektet që pengonin ndërtimin e saj dhe segmenti me gjatësi 312 metra është zgjeruar në 15 metra dhe në të dy anët janë ndërtuar trotuaret nga 2.5 metra. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza është sistemuar sipas të gjitha standardeve. Aktualisht pritet hedhja e shtresës së fundit asfaltike, vendosja e ndriçuesve si dhe gjelbërimi i zonës e cila është parashikuar të shtrihet në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuareve. Ky investimi i ka kushtuar Bashkisë së Tiranës rreth 40 milion lekë. Brenda një kohe jo fort të shkurtër banorët e kryeqytetit kanë mundësi të shijojnë përfitimet e këtij projekti që flinte në sirtarët e bashkisë prej më shumë se 10 vitesh.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›