E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërthimet në Zharrëz, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti

Shpërthimet e njëpasjëshme nëntokësore në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit kanë sjellë irritimin e banorëve të zonës, të cilët ankohen se ndihen të rrezikuar. Ata tregojnë se nga shpërthimet e fuqishme u janë dëmtuar banesat, si dhe jejtojnë me frikën e shembjes së shtëpive të tyre.
 

Nga ana tjetër, nga shpërthimet e ditës së djelë ka resguar edhe kryetari i komunës Zharrëz, Taulant Gremi, i cili thotë se qëndrimi në banesa është bërë tejet i frikshëm, ndaj ka kërkuar të merren masa për të mbajtur situatën nën kontroll.
 

Të dielën që shkoi banorët e komunës Zharrëz bllokuan për disa orë aksin Fier -Berat, në shenjë proteste për të eliminuar shpërthimet, që sipas banorëve vijnë nga operimi i kompanisë Bankers për të gjetur vendburime të tjera nafte
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›