E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu me i vogel i botes feston 18- vjetorin

Burri më i vogël në  botë është një djalosh Filipinas vetëm  59.70 cm i gjatë. Junrey Balawing, sot feston dyfish, jo vetëm renditjen ne librin e rekordeve Gines, por edhe ditëlindjen pasi mbush 18-vjeç. Në Sindangan, në jug të Filipineve, familjare e banorë jo vetëm brohoritën e pritën me duartrokitje vendimin e Gines, por organizuan një festë të madhe që Balawing do të mbajë mend gjatë, me tortë tullumbace dhe një mori fotosh.

Babai i Junrey-t, Reynaldo, thotë se djali i tij  më i madh i katër fëmijve nuk u rrit më që kur ishet një vjeç. Nga kjo u prek edhe e folura e tij ndaj sot Junrey komunikon vetëm me fraza të shkurtra e madje eshtë i kufizuar edhe në lëvizje. Pjesën më të madhe të kohës ai qëndron në shtëpi e nuk ka shkuar kurrë në shkollë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›