E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen dy ministra kosovarë

Autori i Lajmit: red.
Tre persona janë lënduar, njëri shumë rëndë, kur makina e zëvendës kryeministrit Hajredin Kuqi, më të cilën udhëtonte edhe ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, përplaset me një makinë tjetër.
Automjeti zyrtar i Zv/kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuqi, në të cilën gjendej edhe Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, duke shkuar në drejtim të Vushtrisë është përplasur rreth orës 15 me një automjet tjetër. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të
lënduar 3 persona, nga të cilët 53-vjeçari, Zahit Kurti, shumë rëndë. Kështu njoftoi Zëdhënësja e Shërbimit Policor të Kosovës, Violeta Elezaj, duke theksuar se ministrat në fjalë nuk kanë pësuar kurfarë lëndimi.
"Në rrugën Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident automobilistik, ku automjeti i Zv/kryeministrit ka qenë duke parakaluar një tjetër private, duke u kthyer në të majtë në një lokal dhe është goditur. Si pasojë e kësaj një qytetar është lënduar rëndë dhe është dërguar në qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për trajtim mjekësor. Ministrat nuk janë të lënduar, kështu që për momentin kemi vetëm një person të lënduar rëndë", njoftoi zëdhënësja e SHPK Violeta Elezaj.
Mjeku Dr. Avdush Bajgora tha se në Qendrën Klinike kanë ardhur 3 pacientë, një femër dhe dy meshkuj, njëri prej të cilëve është në gjendje më të vështirë. Nuk e di dhe nuk kam njohuri se më kë kanë bërë aksident, ato janë punë të policisë", shtoi Bajgora.
Zv/kryeministri Kuqi i shoqëruar nga ministri Hoxhaj, ishte duke udhëtuar për në Vushtrri për të marrë pjesë në në vënien e gurthemelit të një shkolle fillore.

Ky lajm është publikuar: 08/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›