E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha mbledh vendoret e PD-se ne seline blu



Kandidati potencial i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha ka mbledhur dje ne seline blu kryetaret e bashkive dhe te komunave te PD-se. Duket se Basha ka nisur punen per tu pergatitur per zgjedhjet e ardhshme vendore. Megjithese ai ende nuk eshte zyrtarizuar nga lidershipi i PD-se dhe nga forumet e larta drejtuese Basha lakohet cdo dite e me shume si kandidati qe do te perfaqesoje PD-ne dhe koalicionin qeverises ne zgjedhjet per pushtetin vendor ne Bashkine e Tiranes. Ne takimin e djeshem ne seline e PD-se ku merrnin pjese kryetare bashkishe dhe komunash nga i gjithe vendi Basha merrte pjese ne rolin e ministrit te Brendshem.
Takimi
Gjate fjales se mbajtur ne takimin e organizuar nga dy organizata joqeveritare nga fondacioni Konrad Adenauer dhe Civitas-Albania me mbeshtetjen e PD-se Basha foli per rolin e pushtetit vendor ne qeverisjen e vendit. Ai u premtoi te zgjedhurve vendore se qeveria eshte e vendosur per te vazhduar reformen e decentralizimit. Ai tha se kjo reforme qe presupozon kalimin e nje sere kompetencave qe me pare i ka pasur pushteti qendror nen varesine e pushtetit vendor nuk eshte nje dhurate qe i behet qeverisjes vendore por eshte nje kusht qe duhet plotesuar. Gjate fjales se tij Basha u referohej here pas here deklaratave te bera nga kryeministri njekohesisht kryetari i PD-se Sali Berisha. Ai theksoi se nen drejtimin e PD-se per shkak te investimeve te kryera vecanerisht ne zonat rurale ka ndryshuar rrenjesisht gjendja ne shume komuna te vendit.
Mbeshtetja
Takimi i Bashes me vendoret e PD-se behet ne nje moment kur opozita po organizohet me shume se kurre jo vetem per te rrezuar qeverine por edhe per zgjedhjet e ardhshme lokale. Takimi i realizuar larg syve te mediave duket se ka pasur si synim pikerisht pergatitjen e terrenit per zgjedhjet e ardhshme vendore. Duket se Basha gezon mbeshtetjen jo vetem te PD-se por edhe te partise aleate LSI-se per te kandiduar per postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Megjithate pritet qe vendimin zyrtar per kete ta marrin forumet e larta drejtuese te PD-se qe pritet te mblidhen se shpejti.

Biberaj Kandidatura e Bashes po fryhet nga hienat ne PD

Anetari i Kryesise se PD-se Aleksander Biberaj ne nje interviste dhene gazetes Albania shprehet se kandidatura e Bashes per Bashkine e Tiranes po fryhet nga hienat ne PD te cilet jane te paret qe mund tia sabotojne fushaten ne Tirane. Ironia e fatit eshte se zotin Basha po perpiqen ta fryjne per kete gare ca hiena qe jane ne lidershipin e PD-se te cilet do te ishin te paret qe do tia sabotonin fushaten ne Tirane me qellim qe pas humbjes eventuale ta conin z. Basha ne gijotine. Tirana do te jete sfide shume serioze per PD-ne pasi ka vite qe ne nuk fitojme ne Tirane dhe rezultati vetem sa perkeqesohet nga zgjedhjet ne zgjedhje nderkohe qe asnje analize nuk eshte bere per keto rezultate gjithnje e me negative. Nese lidershipi kenaqet duke fituar ne Shengjergj dhe nuk shqetesohet nga humbja ne Tirane ne kembim te qendrimit te tij ne pushtet atehere ky eshte problem tjeter. Por qytetaria e Tiranes qe ka nje kontribut te jashtezakonshem per demokracine shqiptare gjate ketyre 20 viteve deshiron ti ktheje Tiranes qytetarine e saj - eshte shprehur Biberaj.

7 Tetor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›