E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtesia e forte kusht per ne BE


Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Makëlluem, deklaroi gjatë një takimi në Shkollën e Magjistraturës, se drejtësia e fortë dhe e pavarur është një kusht për të ecur përpara drejt BE.

Ajo tha se nuk duhet të bëhet vetëm drejtësi, por duhet parë që po bëhet drejtësi.  

“Shteti i së drejtës dhe drejtësia janë në themel të vlerave të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së dhe zemra e një demokracie funksionale dhe të suksesshme. Një sistem gjyqësor i fortë dhe i pavarur është një kërkesë që Shqipëria të perparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, deklaroi ajo.

Sipas diplomates britanike, meritokracia, pavarësia, profesionalizmi dhe respekti për të drejtat e njeriut janë kërkesa të detyrueshme për çdo gjyqtar, apo aktor të sistemit të drejtësisë.

“Mungesa e ndonjërës prej tyre ka një impakt negativ mbi besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë”, theksoi Makëlluem.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Besnik Mustafaj në Top Channel
Zhvillimet e vrullshme politike në Itali e Greqi, dy vende të Bashkimit Europian, partnerë kryesorë të Shqipërisë u komentuan në studio nga ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
Pas një seance të tejzgjatur me pyetje e përgjigjje mes palëve, si dhe oratorisë së pasur me një fjalor ku nuk mungoi as Leonardo da Vinci dhe as Ajnshtajni, Gjykata e Lartë vendosi ta mbyllë kapitullin e ekspertëve shqitarë, duke pranuar aktekspertizën e tyre dhe duke e administruar si provë në procesin ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Prishet "magjia" e politikës
Politika shqiptare gjen më në fund gjuhën për t'i dhënë fund krizës, që po mban pezull reformat prej më shumë se dy vjetësh. Mazhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje politike, e cila parashikon krijimin e Komisionit për reformën zgjedhore, krijimin e një grupi pune për rishikimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe për herë të pare në seancën plenare të ditës së enjte, opozita do të votojë disa projektligje, por që nuk lidhen me paktin e drejtesisë. Familjarizimi i shqiptareve me aparteidin
Andrea Stefani - Në ditën e parë të dhjetorit që po afron, do të jetë edhe përvjetori i një akti që 56 vjet më parë u bë shkëndija për lindjen e lëvizjes moderne të të drejtave të njeriut në SHBA. Neron apo Jul Cezar?!
Skender Minxhozi - Një e shtunë e ftohtë në Romë, në dyert e Presidencës italiane, ku turma të irrituara hidhnin monedha dhe fyerje gjithfarësh, ka qenë fundi me shumë gjasë i karrierës së shkëlqyer ngjitëse të njeriut që dominoi fuqinë e gjashtë ekonomike të botës në këta dy dhjetëvjeçarë.

Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
KLD, rrokadë në instancat gjyqësore
PS: Të ndryshojë buxheti 2012
Vatikani: Do të kthejmë Mesharin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›