E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Te ndryshoje buxheti 2012


Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë mbërriti pr/buxheti i hartuar nga qeveria për vitin 2012 si dhe projekt-ligji për bankat.

“Nëse nga 2001 deri 2008 trendi ka qenë nga 10 deri 14 përqind, trendi në 2008-2009 dhe 2010 është ulur në 6 përqind. 2011 me 3.2 përqind. Pra kemi rënie  në trendin rritjes së të ardhurave në buxhet”, tha deputeti socialist, Arben Ahmetaj.

Arben Malaj thotë se në këto kushte, qeveria duhet të ndryshojë draftin e buxhetit, pasi ai nuk është realist dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit.

“Në 2011 ju keni të ardhura në shifra absolute vetëm 5 miliard lekë, ndërsa ju parashikoni që shtesa më e pritshme do të jetë 24 miliard lekë për 2012”, tha Malaj.

“Buxheti është konservator për shkak të zhvillimeve ndërkombvëtare”, mbrojti buxhetin deputeti demokrat i Komisionit të Ekonomisë, Edmond Spaho.

Zevëndës/ministri i Financave, Alfred Rrushaj thotë se qeveria është e angazhuar të ruajë stabilitetin financiar të vendit dhe borxhin public.

“Në deficitin vazhdojmë ta kemi afat-mesëm dhe borxhi nuk do kalojë 60 përqindëshin. Kemi demostruar se këtë gjë e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjëm”, tha zv/ministri Rrushaj.

Rrushaj tha se rritja ekonomike pritet të jetë 3.9 përqind për vitin 2012, përkundër deklaratës së ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Geruin Bell.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, pak ditë më parë, zoti Bell tha se rritja ekonomike për Shqipërinë në vitin 2012 parashikohet të variojë nga 1-1.5 përqind.

Projekti buxhetor për vitin 2012-2014 u miratua në fillim të muajit nga qeveria. Sipas kryeministrit Sali Berisha, ai vendos bazat financiare për nisjen e mandatit të tretë qeverisës. 

Sektorët më të rëndësishëm, si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit, i cili sipas analistëve mbart një sërë rreziqesh.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria parashikon që të mbledh 355 miliardë lekë të ardhura ose 26 miliardë lekë më shumë se sa realizimi i pritshëm i këtij viti. Kjo shifër është 5 herë më e madhe se sa rritja e të ardhurave faktike në vitin 2011. 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Berisha viziton Norvegjinë
Zgjerimi i investimeve në fushën e energjitikës ka qenë një ndër temat e diskutimit ndërmjet kryemistrit Sali Berisha dhe kryeministrit norvegjez Jens Stoltenberg. “Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
”Riprekjet” e buxhetit nga njerëz joekspertë kanë sjellë dështimin e tij për të tretin vit radhazi, ndërsa qeveria nuk është në gjendje të bëjë parashikime realiste, bëri të ditur gazeta “Shqip” gjatë të dielës.
Shqipëria drejt limitit të borxhit
Shqipëria rrezikon të kalojë kufirin ligjor të borxhit për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike në nivelet më të ulëta historike të viteve të tranzicionit.

Elbasan, mbyllen 500 biznese
Rreth 500 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Elbasanit kanë dërguar pranë degës së QKR-së në këtë qytet, kërkesë për mbylljen e biznesit të tyre me pretendimin e rënies së fuqisë blerëse, pamundësia për të paguar taksat, apo edhe pagesës së energjisë elektrike.
Shfryhet superfuqia energjitike
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë.

Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
KLD, rrokadë në instancat gjyqësore
Vatikani: Do të kthejmë Mesharin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›