E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësia iraniane: E verboi duke i hedhur acid në fytyrë, gjykata vendos: Do i hedhësh edhe ti acid në fytyrë për ta verbuar

Një vajzë nga Irani u verbua dhe u dëmtua rëndë në fytyrë pasi i dashuri i hodhi acid në fytyrë. Por ajo do ketë mundësi tani që të marrë hak dhëmb për dhëmb. Një gjykatë në Iran i ka dhënë leje 32 vjeçares Ameneh Bahramit që të hedhë acid në sytë e sulmuesit të saj, një student në Universitetin e Teheranit.

27 vjeçares iu hodh acid sulfurik në sy në vitin 2004, pasi sulmuesi i saj kishte kohë që i kërkonte të martoheshin. Ai e kishte ndjekur për disa muaj.

Gjykata i dha një shpërblim asaj prej rreth 25 mijë euro dhe e dënoi sulmuesin me burg. Por Ameneh nuk ishte e kënaqur. Ajo kërkoi hakmarrje me përgjigje dhëmb për dhëmb.

Të shtunën, në një spital të Teheranit, Ameneh do i hedhë acidin në sy sulmuesit të saj. Ajo ka kohë deri në mesditë që të kthejë mendje për këtë veprim, por ajo duket se nuk do të ndalet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›