E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Arvizu, vizitë në njësinë nr.5

Sërish në fokus KZAZ nr. 49 në njësinë nr.5 në Tiranë, ku në orën 22.20 të mbrëmjes, ka mbërritur ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, për të ndjekur procesin së bashku me perfaqësuesit e OSBE/ODIHR.
 

Ndërsa pesë ditë kanë kaluar nga 8 maji, dita në të cilën qytetarët shprehen vullnetin e tyre, jo pak komente ka pasur mes palëve.
Për një proces të qete, të denjë sipas standarteve, Arvizu lëshoi apelin dje, se votat duhet të numërohen dhe i gjithë procesi të vijojë normalisht.
 

Ambasadori shprehu rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit për ecurinë e ardhshme integruese evropiane të vendit tonë.

Ambasadori amerikan është mjaftuar me prezencen fizike në njesinë nr. 5, duke mos dhënë asnje deklarate per mediat.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›