Humbja në zgjedhje, CEZ lë pa ujë Vlorën, Durrësin dhe Fierin
Që prej dy ditësh, qyteti i Vlorës, Durrësit dhe Fierit nuk po furnizohet me ujë të pijshëm. CEZ-i ka ndërprerë energjinë elektrike në sistemin e pompave të ujësjellësit. CEZ-i e ka argumentuar këtë gjë me faktin se se drejtuesit e ujësjellësit në këto qytete nuk kanë paguar detyrimet që kanë ndaj kësaj kompanie.
Por, drejtuesit vendorë dhe të ujësjellësve në këto qytete, kanë thënë se kjo gjë ka prapavijë politike. Sipas tyre, CEZ-i po i ndëshkon këto qytete për faktin se votuan në mënyrë massive të majtën gjatë zgjedhjeve të 8 majit. Tashmë ende nuk dihet se kur do të fillojë furnizimi me ujë i këtyre qyteteve.