Drejtimi i PD ende në Apel, Sula: Të mos zgjidhet sherri brenda partisë! Korreshi: Gjykata të dalë me një vendim

Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, ndërsa Gjykata e Apelit ende nuk ka dalë me një vendim se kujt i përket partia duke i lënë demokratë edhe më të paqartë për marrjen e vendimeve për rëndësinë. Mungesa e një vendimi nga Apeli ka bërë që deputetët e PD, Dash Sula dhe Saimir Korreshi u kërkojnë deputetëve që në ditët në vijim të paraqiten para gjykatës së Apelit për dhënien e një vendimi.
Sipas Sulës persona të caktuar nga mazhoranca janë të interesuar që konfliktet brenda PD-së të mos zgjidhen.
“Mbledhja e grupit, së bashku me Korreshin dhe disa deputetë të tjerë kemi diskutuar një shqetësim të madh. Bashkë me Korreshin kemi diskutuar shumë afër dhe do donim të kishim mbështetjen e o kolegëve të opozitës sa i takon problemit të mos shqyrtimit nga ana e gjykatës së apelit për ankimin e bërë. Data 24 tetor, mbushen 7 muaj nga mos shqyrtimi i një ankimi të paraqitur nga ana jonë. Është e patolershme. Nuk dua të aludoj, por mendoj se ka interesa nga persona të caktuar nga mazhoranca që nuk duan që ky ankimin të merret në shqyrtim. Ky nuk është interes i vetëm PD, por në interes të shoqërisë shqiptare. Do i bëj thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të jemi pa gjykatës së apelit nesër ose pasnesër, jo që të ndikojmë drejtpërdrejtë në dhënien e vendimit, nuk na interes se në ç’krah është vendimi, na intereson shpejtësia që të mos jemi më në agoni. Ne deputetët e grupit parlamentar të PD-së. S’kemi asnjë interes të vonohemi, një orë e më parë të jepet ky vendim. Të shkojmë bashkë te Gjykata e Apelit me arsyetimin e vetëm që ajo gjykatë të shkundet dhe ato gjyqtarë që mund të kenë interesa okulte, që mund ta përdorin këtë vendim për interesa të caktuar, se mund të ketë gjyqtarë që s’kanë mbaru vettingun, dhe mund ta përdorin”, tha Sula.
Korreshi u shpreh se duhet një zgjidhje përfundimtare që të saktësohet se kush do të kontrollojë partinë.
“Do ishte zgjidhje përfundimtare vendimi i gjykatës. Për të pasur zgjidhje se ku është selia, zyra vula, duhet të ketë zgjidhje përfundimtare ligjore. Do i bëjmë presion për të dhënë një vendim përfundimtar. Që t mos regjistrohemi më me dy kandidatë se do ishte humbje e opozitës”, tha Korreshi.
/rtsh.al/