E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtimi i PS-se ish-presidenti Mejdani kritika lidershipit socialist

Ish-Presidenti Rexhep Meidani, konsideron vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për përjashtimin e Kastriot Islamit, si një alarm për partinë. Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Panorama”, Meidani, analizon në detaje vijueshmërinë e politikës së selisë rozë.

“PS-ja ishte dhe duhet të mbetet simbol i ndryshimit, ajo duhet të vazhdojë të ushqejë shpresën e emancipimit politik të jetës partiake, pra edhe të asaj qeverisëse. Çdo prirje në drejtim të kundërt mund të bëhet mbytëse për vetë politikën, deri duke e shkëputur më tepër prej qytetarit. Kjo është, në thelb, një kambanë alarmi!”, shprehet ish-presidenti Mejdani, gjatë intervistës së tij.

Medani mendon se duhet parë me kujdes edhe lëvizjet e tjera, që lidhen me tërheqjen e disa njerëzve nga mandati i deputetit dhe përkushtimi i tyre në profesionet fillestare.

“Problemi është tepër i rëndësishëm, sidomos për dy partitë kryesore politike. Meqë njoh shumë më mirë PS-në, mund të rreshtoj një mori emrash, që për “interesa” apo pakënaqësi të njërit kryetar apo tjetrit, janë lënë jashtë loje, ose iu janë mbyllur karrierat politike. Pa prentenduar saktësi, po kujtoj këto për shembull emrin e Ilir Zelës, Maqo Lakrorit, Bardhyl Agasit, Moikom Zeqos, etj, që gati janë lënë sot në harresë, edhe pse potencialet e tyre intelektuale, poklitike e profesionale; qendrueshmëria individuale, etika e morali i tyre partiak e qeverisës, kanë kuota shumë më të larta përkundrejt disa “prurjeve”, të reja. Kjo duhet parë, dhe detyrimisht kjo duhet ndrequr”, nënvizoi Mejdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›