E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin RENEA vret te kerkuarin

Një shumë i kërkuar nga policia ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka humbur jetën në spitalin e Lezhës pas një operacioni për kapjen e tij. Elidon Prendi 40 vjeç nga Puka, i dënuar më parë dhe i dyshuar si autor i disa grabitjeve me armë është rrethuar nga forcat “RENEA” në shtëpinë e tij me qera në fshatin Gurëz të Kurbinit.
Thirrjeve për tu dorëzuar, ai i është kundërpërgjigjur duke tentuar të përdorë një granatë dore, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e forcave “RENEA” që kanë qëlluar në drejtim të tij.
Sipas burimeve policore, 40 vjeçari Prendi ndryshonte shpesh herë vendndodhjet, çka ka vështirësuar punën e policisë për kapjen e tij, pasi qarkullonte me emrin e ndryshuar Alfred Seferi. Drejtori i policisë në Lezhë Muharrem Furriku ka bërë të ditur se aktiviteti kriminal i 40 vjeçarit Elidon Prendi është i përfshirë në disa rrethe të vendit, kryesisht përgjatë akseve nacionale. Një grup hetimor i gritur nga prokuroria po punon për zbardhjen e të gjithë aktivitetit kriminal të 40 vjeçarit Prendi si edhe zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›