E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarët e PS-së në rrethe: Islami duhet përjashtuar

Share

Tek Partia Socialiste duket se janë të gjithë në një mendje për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami, i cili prej dy vjetësh ka pasur qëndrime të kundërta me këtë parti.

Këtë e kanë pohuar edhe kryetarët e PS-së në rrethet kryesore, por jo vetëm. Sipas tyre, Islami duhet të përjashtohet nga partia. Madje, ka nga ata që thonë se ai duhej përjashtuar shumë kohë më përpara.

Një person i vetëm me çfarëdolloj backgroundi qoftë nuk mund të veprojë në kundërshtim me vendimet e shumicës. Pastaj nëse dikush e gjen më të përshtatshme që të gjejë te lidershipi i PS arsyen e situatës së mjeruar të shqiptarëve duke mitizuar kundërshtarët si të pathyeshëm nuk bën gjë tjetër veçse çon ujë në mullirin e Saliut, gjë që për anëtarësinë e PS dhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e papranueshme. Mendoj se disa vendime nuk duhet të vonohen më nga forumet drejtuese të PS, ka thënë kreu i PS-së së Tiranës, Pjerin Ndreu, për Shekullin.

Kreu socialist i Rrethit të Durrësit, Gent Bejku, shprehet se propozimi i Kryesisë është rrjedhojë e mendimit të bazës:

Unë mendoj që vendimi i Kryesisë nuk ishte burimi i dëshirës së saj, por reagim i mendimit të bazës në fund të fundit, ishte opinioni i diskutuar në bazë që arriti në konkluzionin për këtë vendim. Që të gjithë duhet të jemi koshient që mendimin e shumicës ta respektojmë.

Për kreun e Partisë Socialiste të Bulqizës, Artur Kala, ky vendim duhej marrë më herët. Ai vlerëson se kur ndodh një përjashtim i një këshilltari në një fshat të Shqipërisë, deri në Konispol, do të ketë një lloj reflektimi deri në Vermosh:

Baza është më e ndjeshme sesa qendra. Por e dimë që Islami ka kaluar çdo cak lidhur me vendimmarrjen. Sështë hera e parë që vepron jashtë strukturave të partisë, aq më tepër që e ka kthyer në një lloj pazari politik. Absolutisht se meriton të jetë në PS. Por për momentin kjo çon ujë vetëm në mullin e Metës dhe Berishës. Kur jemi vetëm një vit e disa larg zgjedhjeve është problem, shpreh mendimin Kala.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›