Drejtohuni Gjykates Kushtetuese per pretendimet ndaj zgjedhjeve
Ilir Meta apel opozites
Zevendeskryeministri Ilir Meta i ka kujtuar opozites se kerkesat e saj per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit duhet ti depozitoje ne Gjykaten Kushtetuese. Deklaraten e tij Meta e beri gjate seances plenare ne replike me kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Nga foltorja e Kuvendit Zevendeskryeministri Ilir Meta tha se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje rinumerimin e votave por kjo nuk eshte kompetence e saj per sa kohe ka nje vendim gjykate si dhe opozita nuk i eshte drejtuar asnje prej institucioneve te gjyqesorit. Qe tani jam gati te firmos kerkesen per hapjen e kutive. Jam gati ta coj kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese. Hartoni ju kerkesen. Keni firmen time dhe te deputeteve te LSI- deklaroi Meta. Ne replike kryetari i grupit Parlamentar te PS tha se ne 2005 Partia Socialiste i dha Metes voten per te ngritur komisionin hetimor per te hapur kutite dhe tani ne 2010 kerkojne voten per te ngritur komisionin hetimor. Ne 2005 nuk ta dhame firmen per te shkuar ne Kushtetuese por per te hapur kutite. Jep voten per ngritjen e komisionit tha Ruci ne replika me Zevendeskryeministrin Ilir Meta. Gjithsesi fakti qe opozita ska ndermarre asnje iniciative drejt institucioneve kompetente per kerkesat e saj ben qe PS te verdalliset pa kembe e pa krye duke mos pranuar asnje prej sugjerimeve te mazhorances dhe nderkombetareve. Heqja e vizave per Shqiperine refuzimi i opozites per te votuar projektligjin per Gjykatat Administrative ceshtja e ngritjes se komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit ishin temat kryesore qe deputetet trajtuan jashte rendit te dites.
...