E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat e Edvinit nderim per Enverin

08-10-2010 / Nga Feti Zeneli

Nje nga cunat e ish Bllokut komunist Spartak Ngjela me cilesine e kryetarit te Partise Ligj e Drejtesi me fare pak anetaresi per te mos thene parti me nje njeri i zene dore per dore me Ramen Gjinushin Milon Ndoken e disa perfaqesues te tjere te grupimit Opozita e Bashkuar deklaroi vec te tjerash me gjithe fuqine e zerit qe i del nga shpirti se brenda javes se trete mbas dates 15 tetor do fillojne protestat kunder qeverise ne te gjitha pjacat e qyteteve te medha te Shqiperise. Ju thashe -vazhdoi ai -me protesta deri ne rrezimin e saj. Proteste do te thote force popullore.
Pa u ndaluar gjate ne deklarata te tilla ultimative qe me shume se sa per fjalorin politik te kryetarit te Partise Ligj e Drejtesi mund te jene te denja per kreun e Hakmarrjes per Drejtesi mjafton te kujtojme se java e trete e tetorit fillon diten e hene ne daten 11 tetor ndersa data 15 tetor eshte e premte dhe shenon mbarimin e javes zyrtare te punes ne ndermarrjet dhe institucionet shteterore. Opozita e Bashkuar e ka perjashtuar kete dite nga kalendari i protestave duke lene te nenkuptohet se dita e fillimit te tyre mund te jete e shtuna data 16 tetor e cila njihet ndryshe si ditelindja e diktatorit Enver Hoxha apo data 17 tetor qe eshte e diel dhe qe sipas tradites se komunisteve shqiptare te gjysmes se dyte te viteve tetedhjete bene pjese ne Javen e Enverit jo ne ate kuptim qe ka patur deri tani kjo shprehje. Ne rast te kundert nuk kishte pse te thuhej hellipne javen e trete te tetorit pas dates 15hellip pasi java ne vazhdim qe fillon te henen ne daten 18 tetor perben javen e katert te ketij muaji. Por pa u ndalur shume ne keto detaje e rendesishme eshte te qartesohemi se asgje nuk eshte thene pa nje qellim dhe kuptim te caktuar nga perfaqesuesit politike te Opozites se Bashkuar. Po keshtu e premtja e dates 15 nuk eshte perjashtuar si dite ters per fillimin e protestave opozitare por eshte perjashtuar se nuk eshte 16 pra nuk eshte dita kur ka lindur ati i tyre shpirteror. Kjo ndonese eshte si tersi i Pojanit per te gjithe shqiptaret realisht eshte dita e shenjte per ta pavaresisht se e festojne ne fshehtesi sic perkujtonin festat fetare nje pjese e mire e qytetareve shqiptareve ne kohen e komunizmit. Nese do te perifrazojme per ilustrim nje mendim te shquar te Harold Makmillan per traditen do te thoshim se per ish komunistet e grupuar sot ne Partine Socialiste apo partite satelite te saj Tradite nuk do te thote se ajo qe rron ka vdekur ajo do te thote se ajo qe ka vdekur rron.
Une nuk po beje retorike e demagogji por po analizoje me pergjegjesi e vertetesi mbi bazen e fakteve te servirura dhe qe jane publike per te gjithe. Mjafton te shikojme karrieren dhe veprimet politike te Edvin Rames ne krye te Partise Socialiste dhe nuk ka nevoje te kerkojme argument te tjere per te argumentuar vazhdimin e tradites puniste tek nje pjese e mire e majtisteve te sotem shqiptare. Nuk ka diskutim qe ardhja e Rames ne krye te Partise Socialiste u investua nga krahu konservator apo ish nomenklatura e larte e Partise se Punes duke pare qe nen drejtimin e Fatos Nanos perfaqesuesit e tyre ne PS po mbeteshin ne minorance. Kandidature me te pershtatshme se sa djali i nje ish anetari te Komitetit Qendror dhe njeheresh nipi i nje ish byroisti fanatik te PPSH-se sigurisht qe nuk mund te gjendej. Natyrisht qe pergatitja e tij per kete post te rendesishem ka filluar shume me heret se sa ai te perfshihej ne kabinetin qeveritar te Fatos Nanos apo te perzgjidhej si kryetar i Bashkise se Tiranes ndoshta qe ne momentin qe Rama u shfaq ne publik si nje demokrat ekstremist dhe qe kerkonte te vareshin tek stadiumi Dinamo te gjithe komunistet . Por shume shpejt u pendua per nje deklarate te tilla ndoshta nga qe u dekonspirua qellimi i tij i vertete per tu futur si Kali i Trojes ne gjirin e PD-se duke kaluar menjehere ne ilegalitet si guerrilasit e dikurshem. Perfolja e tij si i perfshire tek Hakmarrja per Drejtesi para 1997-es me shume se sa si terrorist e identifikon Ramen si komunist perkrah dhenderrit te Enver Hoxhes. Por ai e ploteson njeqind per qind kete dimension politiko-shpirteror pas zgjedhjes si kryetar i Partise Socialiste duke zhbere ne menyre te frikshme ate pak rinovim qe kishte pesuar kjo force politike nen drejtimin e Fatos Nanos. Per realizimin e ketij qellimi ai shfrytezoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit 2009 duke e mbushur listen e deputeteve socialiste me emra pinjollesh te nomenklatures se larte komuniste dhe duke lene jashte saj apo ne pozicione te parendesishme partiake ata qe kishin kontribuar prej vitesh per kete force te rendesishme politike. Edhe zhurma qe Rama ben per hapjen e kutive dhe transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit ka per qellim te mbyll dhe mbys zerin e kundershtareve te tij brenda strukturave te PS-se sic po ndodh ne te vertete.
Por kreu socialist ka dale hapur si nje mbrojtes dhe vazhdues i devotshem i enverizmit me veprimet e tij politike te 2-3 viteve te fundit per te penguar integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike duke filluar me anetaresimin ne NATO e per te vazhduar me tej me procesin e liberalizimit te vizave dhe marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian. Me nje fare diplomacie institucionet e ndryshme nderkombetare i kane quajtur keto veprime te Rames si papjekuri politike kur ne fakt jane tipike te nje pleqeri komuniste. Se vetem me nje diagnoze te tille mund te justifikohesh ne publik per karshillekun qe i ben SHBA-se SHBE-se dhe bashkimit pas dhjetera vitesh izolim te kombit shqiptar ne familjen e madhe europiane. Po keshtu vetem me kete diagnoze mund te justifikosh ne thirrjen e popullit te majte per te rrezuar me protesta ne javen e Enverit qeverine Berisha qe me pune e sakrifica te panumerta u solli shqiptareve diten javen dhe muajin e shumepritur te liberalizimit te vizave. Nuk e di kush tjeter prej perfaqesuesve te larte te PS-se do te merrte persiper te bente marrezi e monstruozitete te tilla ne kurriz te popullit dhe vendit te vet njelloj si ne kohen e monizmit duke i thyer hundet Amerikes Europes dhe gjithe botes. Por me shume se sa marrezi keto veprime tregojne besnikeri dhe nostalgji per javen dhe vepren e Enverit. Te vetmit njerez vertete te vdekur jane ata qe jane harruar nga te tjeret thone hebraiket. Por a mund te besohet ta kete harruar Edvin Rama dhe cunat e tjere ta Bllokut Enver-yllin e karvanit duke i vene perdite shkopinjte nen rrota te ardhmes se vatanit...

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›