Parlamenti Evropian shemb murin e vizave per qytetaret shqiptare

Pas oreve te tera debatesh eurodeputetet miratuan me shumice votash rezoluten e reporteres Tanja Fajon per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Me 538 vota lsquopro dhe vetem 47 kunder PE i propozon Keshillit te Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare. Vota unike e PE-se eshte vleresim domethenes ndaj punes edhe kontributit te qeverise shqiptare ne te gjithe rrugen e gjate dhe te komplikuar te ketij procesi
Asnje surprize nga Strasburgu. Qytetaret shqiptare do udhetojne te lire ne vendet e Schengen-it evropian brenda 2010-es. Vendimi i djeshem i europarlamentareve dhe vullneti unik i shprehur gjate votimit te rezolutes se Tanja Fajon bejne qe Shqiperia te prese e qete vendimin final per heqjen e regjimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. 538 vota lsquopro dhe 47 kunder konfirmuan ambicien e Shqiperise dhe qytetareve te saj per te udhetuar te lire dhe pa barriera penguese ne zonen e gjelber te Schengen-it evropian.
Ne fjalen e saj para votimit eurodeputetja Fajon i ka bere thirrje te gjithe kolegeve evropiane qe te votojne lsquopro heqjes se vizave per Shqiperine dhe Bosnjen pasi te dyja keto vende i kane plotesuar te gjitha kerkesat e KE-se per procesin e liberalizimit. Pas oreve te tera diskutimesh europarlamentaret hodhen ne votim draftin e Fajon duke e miratuar ate me shumice derrmuese.
Pas votes unike ne PE pritet qe Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian ne datat 8-9 Nentor te aprovoje perfundimisht liberalizimin e vizave Shqiperi-BE. Rezoluta e Fajon e cila pritet te miratohet edhe nga Ministrat e Brendshem te BE-se ne fillim te nentorit do te hyje ne fuqi pas botimit ne fletoren zyrtare para Krishtlindjeve te 2010-es.
Vendimi i djeshem i Parlamentit Evropian vleresohet si hapi kryesor ne procesin e heqjes se vizave si dhe me i rendesishmi ne gjithe projektin e integrimit evropian te Shqiperise. Tashme Shqiperia eshte nje vend i sigurt prodhon stabilitet si dhe certifikon te ardhmen e saj evropiane. Nga vendi me i izoluar i Europes tashme mund te thuhet me plot bindje se vitet e makthit dhe te terrorit jane shpartalluar dhe se per qytetaret shqiptare ka nisur nje dekade e re ajo e integrimit te plote ne familjen e madhe te vlerave demokratike.