E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e BB Qeverisja e mire ka rendesi per investimet

Tirane 13 shtator 2011 NOA- Drejtoresha e Bankes Boterore per Shqiperine Jane Armitage ne nje konference per mediat u shpreh se qeverisja e mire eshte nje tregues i rendesishem per investitoret.
Ne vijim ajo theksoi se duhet te sigurohet e drejta e prones duke kerkuar qe prona tu kthehet ish-pronareve.
Sakaq ajo e cilesoi si jetik kete problem duke kerkuar me shume perkushtim per kapercimin e tij.
Ajo e cilesoi ligjin pe prokurimet si me te mirin por kerkoi zbatim te plote dhe korrekt te tij.
Me heret Armitage zhvilloi nje takim edhe me Kryeministrin Berisha ne te cilen u ndal ne zhvillimin ekonomik ne vend dhe ne ecurine e metejshme te zhvillimit te Shqiperise.
Ajo garantoi se Banka Boterore do te vijoje ndihmen ndaj vendit tone por cilesoi nje problem themelor migrimin e popullsise.
a.y/NOA

Ne foto Jane Armitage

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›