Licencat ne energji Berisha Do te funksionoje one stop shop

Tirane 16 shtator 2011 NOA 8211 Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task Forces Rregullatore e cila mori ne shqyrtim sistemin e ri te rregullave procedurale per funksionimin e sportelit unik one stop shop per licencat e energjise QKE.
Sipas zyres se shtypit te kryeministrise QKE do te thjeshtezoje proceduren per cdo lloj leje licence apo akti tjeter administrativ qe lidhet me licencimin e nje projekti energjetik.
Kryeministri Berisha tha se Shqiperia eshte vend me potencial te madh energjetik dhe QKE do te zhdervjelltesoje te gjithe praktiken e licencimit ne kete fushe me interes jetik per vendin.
Burokracia shqiptare tha Kryeministri ka qene jashtezakonisht problematike por me reformat e ndermarra eshte bere e mundur qe barra qeveritare mbi te te disiplinohet te zvogelohet e vetepermbahet dhe sot Shqiperia renditet ne grupin e 10 vendeve me te mira ne bote persa i perket nderhyrjes se qeverise.
Historiku i zhvillimit fakton se sa me e thjeshte dhe e vetepermbajtur te jete kjo nderhyrje aq me shume zgjerohen hapesirat e lirise luftohet korrupsioni dhe lehtesohet zhvillimi ekonomik i vendit. Hapat jane te medha e serioze. Renditemi te 9-et ne bote per fillimin e biznesit renditemi te 9-et per barren me te pakte te nderhyrjes se qeverise por serish ka burokraci serish ka probleme qe presin pergjigje sa me te shpejte ka pengesa qe presin te zhduken e thjeshtohen u shpreh Berisha.
Sipas tij nje nga fushat me te rendesishme per vendin eshte fusha e energjise. Shqiperia eshte vend me potencial te madh energjetik. Ne potencialin e saj ujor eshte e faktuar se ajo perfaqeson nje Norvegji te vogel ne Ballkan. Ne potencialin e saj diellor dhe eolik nuk ka vend tjeter qe te kete dite me me shume diell dhe te kete platforma ere natyrale sic ka Shqiperia. Vendi deshmohet gjithnje e me i pasur ne hidrokarbure. Pozicioni gjeografik i cili eshte gjithnje nje faktor shume i rendesishem ne procesin e shfrytezimit te potencialeve dhe zhvillimit te vendit eshte i shkelqyer persa i perket energjise tha Berisha.
Sipas tij Task Forca Sekretariati Ministria ka bere nje pune te studiuar. Vijme sot ketu per te paraqitur materialin dhe per te marre viston perfundimtare ne menyre qe kjo te zbatohet me vendosmerine me te madhe dhe te thjeshtezojme zhdervjelltesojme te gjithe praktiken e licencimit ne kete fushe ne te cilen vendi ka interesa te medha jetike. Ne kemi cdo potencial per te qene nje superfuqi e vogel energjetike ne rajon perfundoi Kryeministri Sali Berisha.
a.q/NOA