E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompetitiviteti Berisha Shqiperia nder 20 vendet e para te botes

Tirane 14 shtator 2011 NOA 8211 Kryefjala e mbledhjes se sotme te qeverise ishte progresi ekonomik i Shqiperise per te cilin kryeministri tha se eshte merite e reformave te qeverise.
Kryeministri Sali Berisha solli gjate mbledhjes se qeverise rezultatet e treguesit global te kompetitivitetit i publikuar nje jave me pare nga forumi ekonomik global.
Progresi i Shqiperise gjate 4 viteve te fundit eshte i admirueshem. Nga pozicioni i 109 Shqiperia ka mberritur ne te 79-in duke ngjitur dhjete shkalle dhe kjo ngjitje nuk eshte arritur lehte por me veshtiresi serioze e qe realizohet mbi te gjitha me zbatimin e reformave deklaroi gjate mbledhjes se qeverise zoti Berisha.
Pervec ngjitjes se admirueshme qe ka bere Shqiperia nga viti ne vit kryeministri beri me dije edhe te dhena te tjera qe sipas tij jane shume domethenese.
Kryeministri Berisha nenvizoi se jane nje seri treguesish me te cilat Shqiperia renditet ne 20 vendet e para te botes duke lene mbrapa vende te zhvilluara sa u perket disa semundjeve si tuberkulozi SIDA etj nje problem madhor per vendet e zhvilluara.
Ne epiqender eshte qytetari dhe mireqenia e tij qe deshmon zemren e dhimbsur te kesaj qeverie fytyren sociale te reformave tona. Ne jemi nder me te paktat qeveri qe kemi rritur me 3 perqind faturen e GDP-se per spektrin social. Te mos harrojme se ne 8 vite 97-2005 jane vendosur 13.8 miliarde leke per rritjen e pensioneve ndersa nga 2006 e ketej jane vendosur mbi 50 miliarde leke per rritjen e pagave dhe kjo eshte e verteta jane shifra te pakundershtueshme. Ne do te vijojme ti rritim rrogat e pensionet premtoi kryeministri.
Ai tha se Shqiperia pozicionohet ne vendin e tete ne bote ne treguesit e te drejtes ligjore ndersa tha se nje tregues tjeter e rendit Shqiperine ne vendin e nente ne bote dhe kjo eshte barra e rregullimeve shteterore.
Pra ne jemi nder 10 vendet me barren me te vogel te nderhyrjes se qeverise. Kjo perben nje nga arritjet me te medha pasi ne raportet qeveri-qytetar qeveri-biznes nuk ka asgje me domethenese se ky tregues tha ai duke theksuar se edhe pse qeveria shqiptare eshte e vogel te gjitha perpjekjet e saj per te zhdukur pengesat burokratike jane rezultative duke e renditur vendin ne dhjeteshen e pare ne bote.
Shqiperia renditet e nenta ne bote sa i perket fillimit te biznesit theksoi kryeministri duke nenvizuar se politika e rritjes se pagave ka rregulluar raportin qe ekziston mes produktivitetit dhe mireqenies.
Produktiviteti eshte dhe seshte prosperitet dhe kjo eshte nje nga te dhenat kryesore te studimeve mbi te. shte ne detyren e reformave te qeverise qe ate ta shnderroje ne prosperitet. Shqiperia renditet ne vendin e 17-te ne bote ne harmonizimin e pagave me produktivitetin shtoi kryeministri.
Ai vleresoi se politika e ndjekur per rritjen e pagave ka qene agresive por ka deshmuar kete qeveri ne grupin e 20 qeverive me te mira ne perpjekjen e saj per te vene ne raport te drejte produktivitetin me prosperitetin.
Sipas kryeministrit ky tregues krahas treguesit te zhvillimit social te botuar nga UNDP perben treguesin me themelor te koordinimit te besimit dhe progresit te zhvillimit te vendeve te botes.
Indeksi i ri i kompetitivitetit global ka nje histori jo te gjate. Ka 12 shtylla ky tregues dhe deri me tani eshte treguesi qe bazohet ne nje univers treguesish te agjencive nderkombetare nenvizoi Beerisha.
Ai u tha ministrave qe eshte jashtezakonisht e rendesishme qe ne driten e kesaj analize te analizojne punen e te gjitha ministrive qe drejtojne.
mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›