E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtoresha e BB-se per Shqiperine vizite gjate datave 8-14 shtator

Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, Jane Armitage, po viziton Shqipërinë nga data 8 deri në 14 shtator.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë të vlerësojë progresin e programit të Bankës Botërore në Shqipëri, si dhe të marrë pjesë në konferencën “Drejt një qeverisjeje më të mirë” që do të mbahet në 13 shtator.

Gjatë vizitës së saj, Jane Armitage do të zhvillojë takime me kryeministrin SH.T.Z. Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, kreun e opozitës Edi Rama, dhe përfaqësuesin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.

Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore znj. Jane Armitage do të ketë një konferencë për shtyp të martën, 13 shtator, në orën 12.00 në “Tirana International Hotel”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›