Vrasja e gjyqtarit Konomi reagon Gjykata e Larte
Gjykata e Lartë vlerëson se me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, krimi guxoi të ngrejë dorën në mënyrën më barbare dhe ekstreme ndaj një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë. Në një deklraratë për mediat, Gjykata e Lartë deklaron se marrja e jetës së gjyqtarit Konomi përbën një atentat të rëndë jo vetëm ndaj jetës së një shtetasi, por ai drejtohet kundër pushtetit gjyqësor në tërësi, kundër të gjithë agjensive të zbatimit të ligjit, si dhe kundër të gjithë institucioneve dhe funksionarëve publik të shtetit shqiptar.
Kjo ngjarje, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë, e cila fatkeqësisht pason edhe disa të tjera të ndodhura vitet e fundit ndaj përfaqësuesve të drejtësisë, është një goditje e rëndë dhe kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare, rendin publik, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Në këtë reagim, thuhet se kur krimi godet drejtesinë ai kërcënon të sfidojë shtetin dhe mbrojtësit e ligjit. Gjykata e Lartë shprehet se vihet në pikëpyetje të madhe aftesa e autoriteteve shtetërore për të përkrahur dhe garantuar sigurinë e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër krimit.
Gjykata e Lartë, kërkon që institucionet e zbatimit të ligjit të zbulojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë ligjore dhe të ndërmarrin një ndërshkim shembullor ndaj autorëve të kësaj ngjarje makabre. Po ashtu, kërkohet që organeve kompetente shtetërore të marrin masa të menjëherëshme për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre.
Ndërkohë edhe Shkolla e Magjistraturës shpreh indinjatën dhe hidhërimin e saj për humbjen e jetës së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ish-magjistrat i diplomuar prej saj në vitin 2004. Sipas kësaj shkolle, Skerdilajd Konomi përfaqësonte një nga magjistratët e evidentuar për komunikim dhe sjellje qytetare, për korrektesë e maturi në veprime e vendime. Ky akt i shëmtuar që ka shokuar çdokënd shënon një nga goditjet më të ashpra ndaj shtetit ligjor dhe sistemit të drejtësisë.
Shkolla e Magjistraturës i bën thirrje organeve kompetente të përqëndrojnë të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë dhe autorët e saj.
Gjithashtu u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkëpunojnë në evidentimin e krimit dhe dhënien e informacioneve që mund të lehtësojnë e mundësojnë zbardhjen e kësaj çështje.
Të gjithë ish-magjistratëve që punojnë si gjyqtarë e prokurorë në mbarë Shqipërinë, si dhe kandidatëve për magjistratë që vazhdojnë studimet për t’u bërë gjyqtarë e prokurorë, u bën thirrje të mos dekurajohen në ushtrimin e detyrës së rëndësishme për dhënien e drejtësisë duke ruajtur e forcuar mbi të gjitha integritetin e tyre moral e qytetar dhe detyrimin për zbatimin e drejtë e të ndershëm të ligjit.
Shkolla e Magjsitraturës i shpreh ngushëllimet familjes Konomi.