Halimi Tritoli ne Vlore krimi goditi shtetin e se drejtes
Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ka vizituar për ngushëllime familjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i cili u ekzekutua përmes një shpërthimi me tritol.
Ministri ka deklaruar se dora e krimit ka goditur shtetin e së drejtës, dhe se autorët do të vihen para drejtësisë.
Pas një takimi edhe me grupin hetimor, ministri deklaroi se ka prova dhe dëshmitarë për këtë ngjarje dhe se ekspertët më të mirë po punojnë për zbardhjen e këtij krimi.
UPDATE - Reagime të tjera
Kryeministri Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe atentatin në qendër të qytetit të Vlorës ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ai e cilësoi këtë atentat si një akt të shëmtuar kriminal. Gjithashtu, ai i përcolli ngushëllimet edhe trupës gjyqësore të vendit. Kryeministri u kërkoi organeve kompetente të zbatimit të ligjit gjetjen dhe vendosjen para ligjit të autorëve dhe organizatorëve të këtij akti mizor.
Aktin e rëndë e ka dënuar edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi, duke e cilësuar si një sulm mafioz dhe brutal, një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, pasi ka dënuar aktin e rëndë, është shprehur e shokuar dhe e revoltuar nga vrasja e tmerrshme e gjykatësit Skerdilajd Konomi.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në një deklaratë të posaçme shprehet se ky akt është një goditje për sistemin e drejtësisë.