E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISKSH Te dhena online per barnat e rimbursueshme

Aktiviteti i çdo farmacie në të gjithë vendin është nën monitorim të rreptë nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Kjo është bërë e mundur nëpërmjet finalizimit të projektit e-farmaci, që shërben për hedhjen online të recetave.

Ky projekt pritet të sjellë më shumë transparencë në të gjitha nivelet e shërbimeve.

Elvana Hana, drejtore e ISKSH, pohon se “për te rritur transparencën në funksion të përmirësimit të shërbimit ndaj popullatës, ISKSH ka arritur të finalizojë një projekt shumë të rëndësishëm, atë të hedhjes on-line të recetave nëpërmjet programit të E-Farmaci”.

Ky projekt mundësoi lidhjen në kohë të shpejtë të rreth 96% të të gjithë shërbimit farmaceutik të kontraktuar në të gjithë vendin, duke siguruar në këtë mënyrë informacion në kohë reale dhe të përditësuar në lidhje aktivitetin e Farmacive, me Rimbursimin e medikamenteve të listës duke realizuar në të njëjtën kohë kontrolle më eficente, shpejtësi në vendimmarrje dhe transparencë më të gjere në transaksionet tona financiare me këta ofrues.

Në bazë të kontratës së re me farmacitë, ato kanë 48 orë afat për të regjistruar recetën që ekzekutojnë.

Në këtë mënyrë, drejtoritë e kontrollit në ISKSH marrin brenda 48 orësh një informacion për transaksionet dhe sasinë e barnave.

Për të vijuar me informatizimin e sistemit pritet që në sistemin e-farmaci të recetave të përfshihen edhe barnat e shtrenjta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›