E Martë, 3 Nëntor 2026

Drejtorët politikë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovë takohen në Tiranë

TIRANË, 17 prill /ATSH/ Drejtorët politikë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe të  Kosovës, që mbulojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe të integrimit në BE, zhvilluan një takim pune sot në Tiranë.

I pranishëm në këtë takim, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti delegacionin nga Kosova, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e koordinimit mes institucioneve.

Përfaqësuesit e dy delegacioneve vijuan me një bashkëbisedim frytdhënës lidhur edhe me përcaktimin konkret të hapave e aktiviteteve në vijim, si në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh dhe në atë rajonal e shumëpalësh.

Forcimi i subjektivitetit të Kosovës përmes njohjeve të reja dhe përforcimi i rolit të saj në strukturat rajonale, ishte pjesë e diskutimeve mes delegacioneve.

Gjithashtu pjesë e rëndësishme e bisedimeve ishte edhe vëmendja dhe koordinimi në raport me faktorin shqiptar në rajon.

1 nga 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›