E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zana Krasniqi pushon ne ne Filadelfia

Tashme emri i saj eshte renditur mes personazheve te njohur ne boten e show-bizit shqiptar, sa qe mediat flasin, jo vetem per kontratat e reja dhe jeten private te Zana Krasniqit, por edhe per pushimet e saj. Modelja kosovare dhe njera prej dhjete me te bukurave ne "Miss Universe 2008", ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te konsumuar disa nga ditet e nxehta te kesaj vere. Gazetat kosovare flasin per pushimet e Zanes ne Filadelfia, ndersa burime te tjera te tyre nuk e perjashtojne mundesine e qendrimit te saj edhe me gjate. Por te njejtat burime pohojne se bukuroshja kosovare, keto dite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ka prane edhe te dashurin e saj te ri, emri i te cilit gjithsesi nuk behet publik. Modele prej disa kohesh ne pasarelat kosovare, Zana Krasniqi u be e njohur ne Shqiperi fale pjesemarrjes ne "Supermodel of Albania", ne edicionin e tij te pare. Kete vit ajo perfaqesoi Kosoven ne konkursin "Miss Universe 2008". Shpesh ne intervista, Zana eshte shprehur se dashurine per artin dhe te bukuren, i ka te trasheguara edhe nga babai i saj, artisti i njohur Naim Krasniqi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›