Drejtori i Arkivit: Koçi Xoxe u vra me urdhër të Stalinit
Flet sudiuesi Kastriot Dervishi, autori i librit për Koçi Xoxen
“Ishte koha kur Stalini kërkoi procese kundër titistëve,por në Shqipëri të gjithë ishin pro jugosllavë”
Nga Kastriot Dervishi
“Pas mbërritjes në Tiranë të letrave informuese të Stalinit për ‘tradhtinë e madhe’ të jugosllavëve, ishte koha kur dikush duhet të shkonte në satër për pro jugosllavizmin e theksuar. Por kush, cilët, në një kohë që e gjithë udhëheqja e Partisë Komuniste shqiptare, duke filluar nga Enver Hoxha, ishte pro jugosllavëve? Atëherë, betejën për ekzistencë e fiton klani më i fortë dhe ndëshkohet ai më i dobëti. Fiton klani i Enver Hoxhës dhe humbet ai i Koçi Xoxes”. Ky është thelbi i pikëpamjeve të studiuesit të historisë Kastriot Dervishi, i cili sapo ka publikuar librin për gjyqin e Koçi Xoxes, me titull “E vërteta e fshehur e një procesi”. Sipas studiuesit Dervishi, e reja që ky punim paraqet të dokumentuar është krejt e kundërt me atë që historiografia komuniste ka trumbetuar. Pra, nuk është se Koçi Xoxe dhe të dënuarit e tjerë vepronin jashtë konsultimeve me Enver Hoxhën dhe në këtë linjë, për pak krijuan terrenin që Jugosllavia të “gëlltiste” Shqipërinë e vogël dhe të varfër. është krejt e kundërta. Dokumentet thonë se Enver Hoxha ka qenë iniciator, ka qenë në krye, në kontroll të të gjitha veprimeve që kishin lidhje me jugosllavët dhe që binin ndesh me interesat kombëtare. Më poshtë, mendimet e drejtpërdrejta të autorit të librit.
çfarë sjell për historinë shqiptare ky punim i hollësishëm dhe kompleks për gjyqin e Koçi Xoxes?
Botimi, në një farë mënyrë plotëson botimin tjetër të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, “Marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave 1944 – 1948” (Tiranë 1996), i cili kishte trajtuar këto marrëdhënie në planin e jetës së brendshme të PKSH-së (kryesisht plenumet më të rëndësishme) si dhe në marrëdhëniet shtetërore të vendosura midis dy vendeve. I gjithë procesi ndaj Koçi Xoxes, lidhet pikërisht me këtë periudhë, në të cilën dalin edhe përgjegjësitë historike të protagonistëve të kohës si Enver Hoxha, Koçi Xoxe, etj.
Thelbi i publikimit të dokumenteve, thotë sipas mendimit tim, se nuk ka dallim midis Koçi Xoxes dhe Enver Hoxhës për sa i takon përgjegjësive shtetërore, partiake apo raporteve me jugosllavët. Por, në përfundim njëri eliminoi tjetrin. Hoxha përdori me mjeshtëri të gjithë kundërshtarët që kishte Koçi Xoxe. çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro – jugosllave, organizimin shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë, politikën antikombëtare të PKSH-së së këtyre viteve si dhe rolin e Sigurimit të Shtetit në jetën e vendit, mund të preken lehtësisht në libër.
Tashmë për studiuesit e kësaj periudhe do të jetë më e lehtë dhe më komode shfrytëzimi i të dhënave që gjendet në libër, pa qenë nevoja të harxhojnë kohë dhe mund me burokracitë e shfletimit të dosjes origjinale.
Një çfarë mase vërtetohet, që në këtë periudhë Koçi Xoxe vepronte jashtë dijenisë së Enver Hoxhës?
Nga procesi del e qartë se Koçi Xoxe nuk ka vepruar asnjëherë jashtë dijenisë së Enver Hoxhës. Ndaj këtij të fundit nuk ka pasur as dosje përpunimi dhe as politikë eliminimi. Nëse do shikojmë me kujdes raportet midis tyre, është e sigurt se nuk kemi të bëjmë me dualitet pushteti. Më 1943, Enver Hoxhën, pas një njohje 2-vjeçare, në krye të PKSH-së e vuri miku i tij i ngushtë i asaj kohe, Miladin Popoviçi. Pra, jugosllavët nuk pritën të dilte nga burgu Koçi Xoxe, (një muaj pas “zgjedhjes” së Enverit) por bënë zgjedhjen e tyre. Koçi Xoxe, megjithëse me kontribute në lëvizjen komuniste në grupin e Korçës, vjen në Byronë Politike të Partisë Komuniste pasi rrëzon Liri Gegën më 1944. Nëse jugosllavët nuk do donin Enverin më 1944, mirëfilli mund të vendosnin pa asnjë problem Koçi Xoxen. Të gjithë ata emisarë jugosllavë që jepnin dhe kontrollonin vijën politike të PKSH-së, mbështesnin Enver Hoxhën.
Unë kam pasur rastin të shikoj dokumentacionin origjinal të Konferencës së Labinotit në mars 1944 si dhe të plenumeve të para të PKSH-së. Pranohet hapur që të gjitha “procedurat” i bënin emisarët jugosllavë, deri në formalitete të tilla banale sesi hartohet një fletëvotimi, etj.
Xoxe, si kuadër që vinte nga radhët e klasës punëtore, kishte qenë i burgosur nga burgjet e fashizmit. Kjo përbënte një pikë të fortë të tij. Në dallim nga Enver Hoxha që njihej për paraqitjen dhe oratorinë, Xoxe nuk ishte demonstrativ dhe masovik, por shfaqej si punëtor i partisë.
Nëse do të flisnim vërtet për “koçixoxizëm” kundër “hoxhizmit”, ai duhet parë në dy plane; në aspektin partiak dhe atë të funksioneve shtetërore. Partia e konsideroi Koçin “tradhtar” për raportet e tij me Jugosllavinë. Por e vërteta është se Koçi nuk kishte asnjë dallim nga pjesa tjetër e udhëheqjes. Zërat e vetëm kundërshtues në nivel të lartë ishin Nako Spiru për ekonominë dhe Mehmet Shehu për ushtrinë. Ndaj Nako Spirus, udhëheqja komuniste ndërmori atë aksion që çoi në mënjanim të plotë fizik. Për fatin e keq të Nakos, rrethanat e krijuara nuk ishin në favor të tij. Ndërsa Mehmet Shehun e hoqën nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë, pasi ishte shprehur kundër bashkimit të dy ushtrive. Shehun e kaluan me detyrë në Qeveri, në një ministri të parëndësishme në shkurt 1948, me synimin për ta hequr qafe më vonë. Sikur të mos kishin ndodhur ndryshimet e marsit 1948, pra konflikti i Stalinit me Titon, kam bindjen se edhe Mehmet Shehu do përfundonte si Nako Spiru. Skenari rreth tij nuk u zbatua më 1948, u shty shumë në vite, e megjithatë shkoi në të njëjtën logjikë dhe përfundim, në “vetëvrasje”. Spiru në qeveri e parti dhe Shehu në ushtri, përbënin sipas pikëpamjes së Partisë Komuniste të Jugosllavisë “vijën anti-jugosllave”, që ishte krijuar në gjirin e PKSH-së. Pavarësisht se kjo “vijë” ishte modeste, prapëseprapë ajo u godit ashpër.
Në parti, Koçi, duke qenë sekretar organizativ, akuzohej për “sektarizëm” dhe përdorim të metodave jugosllave, etj. Në fakt, gjithë modeli organizativ partiak e shtetëror që ishte ndërtuar, ishte vetëm jugosllav. Qysh nga formimi i PKSH-së nga emisarët jugosllavë, emërtesat e përdoruara gjatë luftës së KANç, Komitetit i KANç-it, Kryesia e KANç-it, apo pas luftës, Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (OZN-na jugosllave), Drejtoria e Sigurimit të Shtetit (UDB-ja jugosllave) ishin imitime jugosllave. Më tej akoma, mbledhje të tilla të karakterit “kushtetues”, si Kongresi i Përmetit dhe mbledhja e dytë e Beratit në maj dhe tetor 1944, ishin imitime të mbledhjeve të bëra në Jugosllavi. Vijmë më tej. Ligji i zgjedhjeve, votimi i Republikës Popullore të Shqipërisë dhe miratimi i Statutit të RPSH-së ishin hapa që merreshin pas hapit të parë, i cili hidhej në Jugosllavi.
Enver Hoxha e ka shprehur në mbledhjet që ka zhvilluar se nuk e kishte të qartë independencën e Partisë Komuniste të Shqipërisë, sepse sekretar të përgjithshëm mendonte Titon.
Në planin tjetër, atë shtetëror, Koçi Xoxe është akuzuar se ka thyer normat, është treguar i rreptë, shkelës ligjesh, i korruptuar, arrogant, etj. Të gjithë këta, anëtarët e Byrosë Politike, nuk kishin menduar të ndërtonin shtet të së drejtës, por një shtet të diktaturës së proletariatit. I gjithë shteti i ndërtuar prej tyre ishte një gjë e nisur mbrapsht qysh në fillim. Shkatërruan shtetin shqiptar që e kishin gati në strukturë dhe eksperimentuan shëmtuar në kurriz të popullit shqiptar, një model ku nacionalizmi ishte i pari që duhej goditur. Në përfytyrimin e secilit prej tyre, quhej normale që ndaj armikut të klasës të përdorej tortura dhe në fund, edhe eliminimi fizik. Në këtë pikë, Koçi Xoxe nuk ishte ndryshe nga të tjerët.
Pse menjëherë pas ndryshimit të raporteve, pra pas mbërritjes së letrave të Stalinit kundër jugosllavëve, Koçi bëri arrestimin e parë kur mund ta pësonte edhe vetë?
Koçi Xoxe dhe jo vetëm ai, mendonin se kush më parë të rrëmbente flamurin e anti-jugosllavit, siç kërkonte Stalini. Në gjykimin e Koçit, në Shqipëri do të kishte një proces për të dënuar titistët në nivelin e ulët të zyrtarëve, si Nuri Huta. Në një farë mënyre, kjo tregonte edhe naivitetin e Koçit. Nga ana tjetër, për ironi të këtij fati, vetë Koçi do bënte pjesë në një “grup” me atë që kishte arrestuar vetë.
I arrestuari i Koçit, Nuri Huta, nga informacionet e vjela paraqitet aventurier, si njeri që ekzaltohej dhe që thërriste vend e pa vend për Jugosllavinë e për Titon. Thënë, ndryshe ai nuk e kishte kuptuar që Tito e kishte humbur “davanë” nga njëra anë dhe se kishte konsumuar një vepër penale agjitacioni, ndonëse kjo nuk ishte vendosur akoma në Kodin Penal. Naiviteti i Hutës ishte aq i thellë, saqë e shpërbleu atë si kokën e parë që plasej brenda hekurave. Por Huta, për nga pozita shtetërore, ishte nëpunës i ulët. Urdhri i Stalinit ishte që duhej dënuar një grup zyrtarësh të lartë, mundësisht anëtarë të Byrosë Politike dhe Këshillit të Ministrave.
Stalini deri më 1948 i kishte lënë dorë të lirë Titos mbi Shqipërinë. Edhe PKSH-ja nuk kishte të drejta përfaqësimi jashtë vendit. Ajo në planin ndërkombëtar përfaqësohej nga Partia Komuniste e Jugosllavisë.
Procesi ndaj Koçi Xoxes ishte rastësor dhe nuk varej nga rrethanat shqiptare. Ato kishin të bënin me zënkën midis Titos dhe Stalinit. Shtimi i pushtetit të Titos mbi Byronë Informative me qendër në Beograd, nuk mund të kapërdihej nga Stalini. Prishja e marrëdhënieve Tito – Stalin sjell ndër të tjera edhe ndërprerjen e vasalitetin e hapur të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë. Për Shqipërinë ka qenë një fat i madh ky konflikt. Shqipëria kishte humbur shumë gjatë viteve 1945 – 1948.
Në të gjithë lindjen komuniste duhej të nisnin procese kundër titistëve. Në shumë vende nuk kishte të tillë. U gjetën dhe u sajuan disa procese. Por në Shqipëri ndryshonte puna. Këtu pro jugosllave ishte gjithë udhëheqja qendrore. Atëherë, këtu çdo gjë do t’i lihej luftës së klaneve, e cila në fund do të nxirrte produktin që kërkonte Stalini.
Midis “projugosllavëve” do gjendeshin disa dhe këtyre do iu faturohej krimi i deri atij momenti.
Pse Ramiz Alia thotë: Enveri mori tmerr nga jugosllavët dhe bëhej keq sa herë ata i dilnin në skenë?
Këtë ndjesi mund ta ketë përjetuar më shumë Ramiz Alia nga ana emocionale. Ndoshta ka pasur parasysh sesi e vunë dhe e përdorën jugosllavët Enver Hoxhën, gjëra që ky i fundit i ka përmendur edhe në librin e tij “Titistët”.
Enver Hoxha ka qenë një njeri mizor dhe brutal. Mjafton të përmendësh rastin e Surja Selfos, shokut të tij të ngushtë, që e çoi në pushkatim për hiçgjë dhe të kuptosh shumë. Edhe për këtë i “ankohej” Koçit se ia kishte bërë ai, a thua se nuk diskutonte Byroja Politike rastet për falje jete.
E megjithatë, me jugosllavët ai vendosi raporte të vështira në dukje, duke mos ndërtuar një mekanizëm shtetëror që të ishte kundër jugosllavëve në planin e interesave kombëtare. Për fat të keq, ndodhi e kundërta. Sado që studiues të huaj e kanë paraqitur Enver Hoxhën “nacionalkomunist”, duke pasur parasysh deklarata të tij në vitet e pleqërisë, do ishte e udhës që ta lexojnë Enver Hoxhën e rinisë në vitet 1944 – 1948, se do gjejnë aty “nacionalistin” e vërtetë.
Por Ramiz Alia mund të fliste më shumë për shembull, për Shoqërinë Kulturore Shqiptaro – Jugosllave, anëtar i së cilës ka qenë së bashku me Nexhmije Hoxhën. E pra, nuk është e rastit të kujtojmë se në revistën e shoqërisë i bëhej jehonë domosdoshmërisë së mësimit të serbishtes në Shqipëri. Ndërsa Nexhmije Hoxha mund të fliste për shembull për takimet me gratë e Beogradit, teksa bënte propagandë për “vëllazërimin” midis dy popujve.
Mjafton që një ditë të botohen letrat e Enver Hoxhës drejtuar Titos dhe zyrtarëve të tjerë për ta kuptuar më mirë “tmerrin” e Enverit. Po ju them një fakt të thjeshtë për ta përmbledhur këtë çështje, që realisht është e gjatë si tematikë. Një historian i njohur kosovar, (emrin e të cilit nuk po e përmend për etikë) që kishte lexuar dokumente në Beograd mbi takimin e Titos me Enver Hoxhën në Vis të Jugosllavisë, i thoshte një bashkëbiseduesi se “një popull që i thur këngë një tradhtari, është i destinuar të vdesë”. Historiani këtë bisedë e ka bërë në tetor 1990 me një person kosovar, i cili banonte në Zvicër. Historiani pohonte se udhëheqjes komuniste shqiptare më tepër i interesonin problemet ideologjike sesa gjendja e popullit të Kosovës. Kjo bisedë është raportuar në Tiranë dhe më 24 tetor 1990, ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, ka raportuar informacionin tek sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Foto çami. Me shqetësim ishte vërejtur pjesa ku thuhej se historiani kosovar donte t’i bonte ato që dinte për Enver Hoxhën. Unë nuk e di sesi është trajtuar ai, por mund të them me siguri se deri më sot, ky libër nuk ka dalë.
Ndëshkimi i Xoxes dhe grupit, kishte precedent apo ndërtoi një precedent në kupolën komuniste të kohës?
Ndërtoi një precedent. Në fakt mund ta kishte ndërtuar edhe një proces tjetër, pasi vetë historia e komunizmit botëror tregon se lufta e klasave është zhvilluar e ashpër edhe brenda Partisë Komuniste. Byroja Politike e Shqipërisë nuk mund të ecte në një histori ndryshe nga ajo e Bashkimit Sovjetik. Koçi mund të mos dënohej fare ose mund të ishte “Kadriu Hazbiu” në kohë të tjera. Në historinë e PPSH-së dhe të Sigurimit të Shtetit, ky proces hyn i pari tek goditjet e grupeve anti-parti pas luftës. Më pas kanë vazhduar proceset e tjera, si kundër Tuk Jakovës e Bedri Spahiut më 1956, e kështu me radhë... deri tek dënimi i Kadri Hazbiut më 1983.
Ata që u dënuan në këtë gjyq si krime (vërtet ishin të tilla) të kryera nga Sigurimi vërehen edhe në kohë të tjera. Thelbësisht, askush nuk mund të thotë se pas vitit 1948 nuk ka më krime, nuk ka më tortura, nuk ka më vrasje e kështu me radhë.
Periudha 1945 – 1948, veç të tjerash karakterizohet nga procese politike të ashpra që dënuan kundërshtarët e regjimit. Në dy vitet e para të këtyre proceseve, më 1945 dhe 1946, për çdo vit kishin 300 – 400 të ekzekutuar me vdekje me proces gjyqësor të formës së prerë.
Në procesin e Xoxes dhe të tjerëve u përmend shumë herë vrasja kriminale e Galip Hatibit. Ndonëse kjo u quajt gabim i madh, ai nuk u rehabilitua kurrë. Jo vetëm kaq, por edhe gruaja e tij u denoncua nga një shoqe e vet për “agjitacion e propagandë”, u dënua dhe vdiq pak kohë pas daljes nga burgu.
Krimet e Sigurimit kanë vazhduar edhe pas vitit 1948. Personalisht njoh dhjetëra procese false, përpunime të sajuara, etj., të hartuara me të njëjtën metodologji si ajo e Koçi Xoxes. Pra, në drejtim në goditjes së kundërshtarit të supozuar ose jo, Sigurimi është i njëjtë si i “kohës së Koçit”, ashtu edhe i kohës së të tjerëve. Vetëm një vit më vonë kemi pushkatimet në Mirditë për çështjen e Bardhok Bibës. Në vitin 1949 dënohen me vdekje gati po aq persona sa ishin dënuar më 1948.
E kush mund të thotë për shembull, se pas vitit 1948 nuk ka pasur tortura, kur gjatë një mbledhje të vitit 1949 Byroja Politike diskutonte sesi duhej të përdorej tortura.
Më 1951 kemi ekzekutimet e 22 personave në periferi të Tiranës për çështjen e “bombës” në legatën sovjetike në Tiranë, duke vazhduar më tej, për t’u kujtuar është proceset ndaj çamëve në vitin 1961 e më pas, proceset nga klerikëve të vitit 1968, proceset në ekonomi, ushtri e kulturë, etj. Të gjitha këto, duke përfshirë proceset e vitit 1983 si dhe shumë të tjera individuale, të cilat publiku nuk i njeh, janë tipikë sipas “metodologjisë” së Koçi Xoxes, sepse kjo metodologji është shpirti i vetë regjimit.
Në parathënie të librit ju thoni se dy nga “pjesëtarët” e grupit, u bënë më pas bashkëpunëtorë të Sigurimit. çfarë keni dashur të thoni me këtë?
është një moment që tregon karakterin e tyre. Pas vuajtjes së dënimit tek ta ishte krijuar bindja se duhej të vuanin atë që kishin bërë dhe se këtë “favor të madh” (falja e jetës) i duhej shpërblyer partisë me spiunime. Gjatë procesit, në fakt, e kishin filluar qëndrimin ri. Në thelb ata mbetën gjithë jetën komunistë.
Intervistoi:
Ferdinand Dervishi