E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Kosovës do të ruajë Manastirin e Graçanicës

"Më 9 Korrik 2010, NATO ka vendosur të transferojë përgjegjësitë kryesore për ruajtjen e 'pronave me status të veçantë', që ruhen nga trupat e KFOR-it tek Policia e Kosovës", njoftoi KFOR-i.

"Ky është edhe një hap tjetër i madh në procesin për të forcuar gjithnjë e më shumë përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë në Kosovë, pasi ato do të ruajnë disa nga monumentet më të vlefshme kulturore dhe fetare në të gjithë Kosovën.

Manastiri i Graçanicës do të jetë i pari në këtë proces", ka theksuar KFOR-i në një komunikatë. Komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, u ka deklaruar sot mediave se "vendimi reflekton besimin e NATO-s dhe vendeve partnere, që kontribuojnë në kuadër të KFOR-it, se Policia e Kosovës ka aftësi për të kryer këtë detyrë të rëndësishme”.

Graçanica, komunë e formuar pas zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit të vitit të kaluar, është një nga pesë komunat e reja me shumicë serbe të parapara me Paketën Ahtisaari në procesin e decentralizimit në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›