E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhja e kontestit të emrit, Riker shprehet optimist

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker është shprehur optimist lidhur me zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë. Në një deklaratë pas takimit me anëtarët e Dhomës ekonomike Amerikano-maqedonase (AmCham) dhe presidentin Gjorgje Ivanov Riker ka theksuar se zgjidhja e problemit të emrit është e mundur që përmes miratimit të një rezolute për mbylljen e kontestit të emrit nga qeveritë e dy vendeve.
"Qëndrimi ynë është i pandryshuar. Ne fuqimisht e mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe fuqishëm mbështesim anëtarësimin në BE, ndërkohë në të njejtën mënyrë mbështesim edhe zgjidhjen e duhur të kontestit të emrit, e cila do të sjellë të ardhme më të mirë për të gjithë", ka theksuar Riker.
Ai ka përmendur se dialogu janë gjithnjë të dobishme, që ishte në të njejtën linjë edhe takimi mes kryeministrave Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu.
"Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Kjo është punë e Maqedonisë dhe Greqisë. Kjo është diçka, që dy shtetet duhet ta bëjnë dhe ne nuk mund të kryejmë punën për ta", ka theksuar diplomati i parë amerikan në Shkup.
Ai ka shfaqur shpresën se dy vendet do të shfrytëzojnë kapacitetet e ndërmjetësit Nimiç dhe të arrijnë zgjidhjen e këtij kontesti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›