Vijon greva e urisë së 5 të përndjekurve

Pesë ish të dënuar politikë, prej pesëmbëdhjetë ditësh ndodhen në grevë ku kërkojnë një vemëndje më të madhe ndaj problemeve të tyre dhe përshpejtim të procedurave të dëmshpërblimit. Grevën e urisë ata e kanë nisur në oborrin e Institutit për Integrimin. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë çfarë ka bërë që njëri nga grevistët të shtrohet në spital ku po merr edhe kurimin e nevojshëm. Grevistët deklarojnë se pavarësisht përkeqësimeve të gjëndjes shëndetësore ata do ta vazhdojnë grevën e tyre, deri në plotësimin e kushteve.
Më konkretisht, grevistët kërkojne që të zbatohet ligji dhe konventat në fuqi në lidhje me ta. Duke u ankuar se prej 18 vitesh, ata as nuk po dëmshpërblehen dhe as po rehabilitohen, kërkojnë që shteti shqiptar t'ju ktheje ose kompensojë, të gjitha pasuritë e konfiskuara të gjithë ish të përndjekurve politikë, në baze të ligjit 7541, të miratuar në vitin 1991.