“Kashica” 3 në pranga për trafikim
TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar tre shtetas për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit kundrejt përfitimit të shumës nga 800 deri në 1500 euro për person. Arrestimi i tyre është bërë pranë sheshit Rilindja, ndërsa organizonin për të nisur në Korcë e më pas drejt Greqisë 30 persona.
Operacioni i koduar “Kashtica”, u finalizua me arrestimin e shtetasve, Kreshnik Ali Dunga, 32 vjeç, Bilal Jaho Aliaj, 31 vjeç, dhe Bashkim Hamit Brahimi, 22 vjeç, të tre banues në Kamëz.
Ndaj tyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 05 nëntor 2009, ka vendosur masën e sigurisë “Arres në burg” në mungesë, pasi akuzohen për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit”.
Ndërkaq në një tjetër operacion të koduar “Nata e fundit” policia e kryeqytetit ka arrestuar 3 shtetas për vjedhje të pasurisë. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata kanë realizuar një sërë vjedhjes , mes tyre dhe atë të 12 qershorit në maternitetin Kico Glozheni.
(e.n/BalkanWeb)