Drejtori i Gërdecit: Shpërthimi, pasojë e një akti të jashtëm
02/03/2010 Dritan Minxholli: S’ka pasur asnjëherë raste të rënies së zjarrit, roli i amerikanit
TIRANË- Dritan Minxholli vazhdon të bëjë deklaratat e tij në seancë gjyqësore duke shpjeguar ditë pas dite pozicionin që ka pasur dhe këtë radhë ka përmendur emrin e një shtetasi tjetër amerikan, Rod Taylor, duke e përfshirë në përgjegjësitë që ka pasur për kushtet teknike në fabrikën e Gërdecit. “I nderuar trup gjykues, dua të bëj një deklaratë tjetër para jush. Ngjarjen e 15 marsit unë se kam parashikuar kurrë dhe jo më të isha në dijeni se diçka e tillë do të ndodhte, pasi kjo ngjarje do të ishte shkatërrimi im. Transporti i municioneve ka nisur nga forcat ushtarake në janar të vitit 2008 dhe këto municione do të shkarkoheshin dhe do të administroheshin në fabrikën e Gërdecit. Pasi bëhej shkarkimi i tyre fatura i dorëzohej magazinierit të “Meico”-s, vetë municioni ishte i ndarë nëpër arka sipas llojit të tij. Në fazën e parë të punës kishte gjithsej në total rreth 11 procese pune, dhe kjo ishte faza e demontimit të fishekëve. Punëtorët, përgjegjësit, specialistët janë instruktuar që të gjithë prej meje gojarisht dhe ky instruktim është bazuar i gjithi në udhëzimet e kompanisë amerikane “SAC”. Saldimi dhe ndreqja e karrocave bëhej në saj të udhëzimeve të punonjësit amerikan Robin Taylor. Nga të dhënat e mia si drejtor fabrike nuk kam dijeni që në fabrikë të ketë pasur raste zjarri, madje ka pasur zjarrfikëse, përdorimi i të cilave i është mësuar punëtorëve. Të gjitha kanë qenë të instruktuar për punët e tyre dhe një ngjarje si ajo e 15 marsit nuk ka qenë e parashikuar. Dua të deklaroj me përgjegjësinë time të plotë se shpërthimi në Gërdec ka ardhur si pasojë e një akti të jashtëm dhe ka shkaktuar ngjarjen për të cilën unë sot jam si i pandehur. Madje Rod Taylor ka qenë një ndër personat që më ka siguruar se nuk mund të kishte asnjë rrezik shpërthimi në këtë fabrikë. Ndërsa ditën e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit ai është zhdukur dhe atë ditë nuk ndodhej në fabrikë”.
Dëshmitarë: Delijorgji shpesh në fabrikë për kushtet
TIRANË- Procesi ndaj 29 të pandehurve akuzuar për kryerjen dhe moskryerjen e veprimeve, të cilat sollën tragjedinë, vazhdon me marrjen e dëshmive. Një nga dëshmitarët ka qenë edhe roja e fabrikës Zigur Cani. Ai deklaroi në seancë se pronari dhe administratori i firmës “Albademil”, Mihal Delijorgji, shkonte shpesh herë për të parë kushtet e punës. Sipas tij, Qemal Deliu nxirrte karrocat dhe i saldonte me urdhër të Dritan Mnxhollit ose të përgjegjësit me emrin Vangjel. Më pas i çonte tek shtëpia që kishte afër fabrikës edhe i saldonte. Pyetjes nëse Qemal Deliu nxirrte karrocat me urdhër apo pa urdhër, dëshmitari tha se për çdo veprim në portën ku ishte roje merrte aprovimin e drejtuesve të fabrikës. Më pas ka treguar për municionin që ishte në fabrikë, i cili qëndronte në një vend me llamarina ku brenda fabrikës kishte edhe fadroma. “Delijorgji vinte njëherë në dy ditë. Gjatë punës s’ka pasur shqetësim. Ushtarakë ka pasur vetëm në kamionë, në fushën ku kryhej demontimi nuk kam parë të tillë”, tha dëshmitari. Dëshmitari i radhës ka qenë Fejzi Shehu, polic privat tek firma “Vrana”. Ai tha se kishte punuar vetëm dy ditë në fabrikë, përkatësisht në datën 14 dhe 15 mars 2008. Shehu tha se kishte si detyrë sigurimin e objektit dhe vendroja ku qëndronte ka qenë tek porta kryesore.