Pronat, afatet dhe kriteret e kompensimit
02/03/2010 Ministria e Drejtësisë dhe AKKP përgatit projektvendimin për ndarjen e lekëve
Ekspertët e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave kanë nisur hartimin e metodikës së re që do të ndiqet për kompensimin e ish-pronarëve. Ndonëse prej një muaji agjencitë vendore janë shkrirë, është AKKP-ja që ka marrë në dorëzim situatën duke ndjekur procedurat e parashikuara në ligj. Ndërsa paralelisht me kërkesat për njohje dhe kthim fizik do të nisë puna dhe për ndarjen e fondit të parashikuar për këtë vit, si dhe mbi shumat që do të kalojnë në llogari gjatë procesit të legalizimit të ndërtimeve të paligjshme. Ndërsa pritet që sërish të përdoret kriteri i skualifikimit në renditjen e përfituesve të parë.
Projekti
Në kompensimin e pronarëve për vitin 2010 pritet të renditen dy kategori. Në kriteret e propozuara mësohet se është vendosur kualifikimi i përfituesve që nuk kanë përfituar më parë kompensim financiar apo dhe fizik. Procedurë kjo e ndjekur në të pesë vitet e shkuara. Ndërsa në rast se sërish do të duhet renditja e kritereve të tjera, do të jetë kushti që të mos ketë përfituar prej kompensimit të 200 m2 të dhëna deri më tani. Në këtë mënyrë do t’u jepet përparësi personave që nuk janë “dëmshpërblyer” për pronën që nuk u është kthyer ende. Ndërkohë kriter do të mbetet dhe afati i kërkesës së bërë për njohjen e pronës. Gjithsesi, përfituesit do të kualifikohen për gjithë sipërfaqen që kanë kërkuar për kompensim dhe jo vetëm për 200 m2 tokë. Kjo do të bëjë të mundur dhe një miratim të plotë të listës dhe nisjen e një procesi të pandalshëm për kompensimin financiar. Pasi këtë vit, veç fondit 7 miliardë lekësh, do të shtohen dhe të ardhurat nga legalizimet apo donacione.
Një tjetër kategori përfituesish do të jenë dhe ish-pronarët, tokat e të cilave janë zënë me ndërtime të paligjshme. Për ta pritet që renditja të jetë në bazë të procesit të regjistrimit të pronave të paligjshme. Duke parë kompensimet e mëparshme pritet që aplikuesit, dosja e të cilëve daton në vitin 1996-‘97 ose më parë të jenë përfitues nga fondi financiar.
Aplikimi
Ekspertët tashmë kanë nisur hartimin e procedurës së ndarjes së fondit financiar. Burimet kanë bërë të ditur se pas konsultimeve me Ministrinë e Drejtësisë do të nisin dhe pranimet e dosjeve. Ndërsa është AKKP-ja, e cila administron procesin. Ashtu si dhe në vitet e shkuara, dhe për 2010-ën e në vazhdim, trashëgimtarët do të duhet të paraqiten në AKKP me prokurë të noterizuar dhe të firmosur nga të gjithë trashëgimtarët. Ndërsa për të kërkuar kompensimin financiar do të duhet vendimi për njohjen e pronave, si dhe hartat përkatëse. Gjithsesi, afatet për ndarjen e fondit do të vendosen pas miratimit të projektit në Qeveri.