Drejtori i KQZ-se godet perfaqesuesin e PS

Tensioni jashte KQZ-se eshte reflektuar qarte edhe brenda ne sallen e mbledhjeve ku perfaqesuesi i PS-se Eridian Salianji eshte goditur me shkelm dhe me pas eshte qelluar ne koke nga drejtori i KQZ-se. Ngjarja ndodhi ne momentin kur punonjesit e administrates se KQZ-se tentuan qe te hapnin dy kutite e pare te votimit.
Anetari i KQZ-se Artan Laze dhe perfaqesuesit ligjor te PS-se kundershtua vendimin dhe u perpoqen qe te ndalojne hapjen e kutive. Madje Laze vendosi edhe karrigen e tij si pengese per te mbrojtur kutine. Ne ndihme te tij shkoi edhe perfaqesuesi ligjor i PS Salianji i cili tentoi qe te ndalonte drejtorin per Komisionet Zgjedhore Alfred Spahiu.
Ne kete moment ky goditi me shqelm perfaqesuesin e PS-se dhe me pas e goditi me koke. Degjenerimi i metejshem i situates u nderpre vetem pas nderhyrjes se personave te tjere te pranishem ne KQZ te cilet penguan konfrontimin e metejshem fizik ndermjet punonjesit te administrates dhe perfaqesuesit ligjor te PS-se.
Drejtori i Komisioneve Zgjedhore eshte paditur nga socialistet per shperdorim detyre dhe falsifikim te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve. Sipas socialisteve mashtrimet e kryera nga punonjesit e emeruar te KQZ qofte ky duke genjyer haptazi apo duke fshehur fakte dhe rrethana paraqesin rrezikshmeri te larte shoqerore pasi mund te sjellin pasoja te renda ne procesin zgjedhor.
Por ky nuk ka qene incidenti i pare i mbledhjes se djeshme. Me heret perfaqesuesi ligjor i LSI-se Ylli Manjani ne tentative per te goditur juristin Salianji goditi me top letre perfaqesuesin tjeter te PS-se Genc Gjoncaj. Ne kete moment dy perfaqesuesit shkembyen replika me njeri-tjetrin duke u share me fjale banale.
Shkeljet e Ristanit dje
1. Moslejimi i deputeteve te PS-se. Neni 22 mbledhjet e KQZ-se jane kurdohere publike
2. Mosmiratimi nen per nen dhe ne teresi i vendimeve Neni 24 i Kodit Zgjedhor
3. Neni 123 i Kodit Zgjedhor sipas te cilit KQZ duhet te bente me pare tabelen permbledhese te rezultatit pastaj te merrej me ankimimet. Ne kete rast pala ankuese duhet te dorezonte edhe nje kerkese ankimore kunder vendimit te KQZ-se per tabelen permbledhese
4. Shkelje e vendimit per menyren e numerimit te fleteve te votimit ne Tirane sipas te ciles fillimisht duhet te plotesohej tabela permbledhese per kryetarin me pas per keshillin per bashkine e madhe dhe me vone e njejta procedure edhe per minibashkite.
Debatet ne mbledhjen e djeshme
Njazi Kosovrasti PD eshte angazhuar per proces ligjor transparent dhe te sakte. Vota per kryetare ne kuti te gabuar e vlefshme se eshte vullneti i zgjedhesit. Vota e te njejtit format madhesi ngjyre e miratuar nga KQZ. Hedhja ne kuti te gabuar nuk e ben te pavlefshme. shte detyra e administruesve te procesit te paraqesin te sakte voten. Duke qene se KQZ eshte duke kryer funksionin e KZAZ kerkon te identifikoni dhe vleresoni ne tabele cdo vote te hedhur ne tabelen e gabuar.
Manjani Akti eshte gjeja me e domosdoshme qe duhet bere jo se kerkohet politikisht nga njera pale por sepse e kerkojne parimet kushtetuese. Vota duhet te respektohet. Le te fitoje me i zoti por vota do numerohet.
Gjoncaj Para kater ditesh kerkova vleresim per fletet e votimit te KZAZ 8 qe ishin printuar keq ju thate eshte detyre e KZAZ. Sot beni vleresim te fleteve te votimit. Dhe zoti Kosovrasti tha se eshte detyre e KZAZ. Kryetari ndryshoi mendimin. Pse Thote se shqetesohet per voten e qytetarit te hedhur gabim. Jo nuk eshte e besueshme dhe nuk eshte keshtu nuk shqetesohet per voten e qytetarit shqetesohet vetem per nje njeri te cilit nuk i thote jo nuk ke fituar.
Ristani i heq fjalen
Gjoncaj Me jep fjalen. Ristani me jep fjalen. Gjoncaj dhe Salianji perplasin duart mbi tavoline.
Ristani Mos u nxehni qetesohuni vijojme me diskutimet ne tavoline. Qetesohu para se te jap fjalen. Do te flasesh ne parim me aktin jo politik ne KQZ. Do flasesh brenda rendit te dites.
Gjoncaj KQZ vepron si KZAZ vetem per tabelen permbledhese te kryetarit dhe keshilltarit te bashkise se Tiranes. ne kete faze KQZ nuk mund te beje vleresim vote
Laze Ky eshte tipiku i nje grushti shteti modern. Me kete Shqiperia po rrezikon te libanizohet. Une e parandiej se ky vendim do te miratohet. Ju deklaroj publikisht se nese ky vendim do te miratohet une do te jap doreheqjen do ta bej ne menyre publike. Do te jap doreheqjen dhe do ta ve gjithe fuqine time inteligjente dhe fizike ne pozicion te respektimit te parimeve te demokracise.
Ristani Te lutem fol per rendin e dites.
Zguri Ne keto zgjedhje kemi humbur afate dhe kemi fituar transparencen. Nuk do guxoj ta kufizoj transparencen.
Laze U vrane kater njerez dhe ju vijoni te talleni me popullin.
Shtjefni Do benit mire qe keto te dilni ti thoni aty jashte dhe jo ketu ne tavoline.
Zguri A je ne terezi Zguri vijon komentin pa mikrofon
Laze A je ne terezi ti. Ate mut dhe legen mbaje per vete. Ku do ma tregosh ate kod ma trego ketu ne tavoline.
Subashi Po flet kolegu mos i nderpre fjalen.
Shtjefni fare fjale me nderpre. Fjalen e kisha une dhe askush tjeter. Fole nje ore dhe nuk te nderpreu kush. Te pelqen nuk te pelqen degjo.
Subashi Vazhdo fol. Numerohet me ligj dhe me rregull.
Shtjefni Duhet te lexojme cdo vote. E drejta e votes eshte e patjetersueshme. Nuk behet fjale per deformime.
Ristani Fjalen e ka zoti Varfi.
Ne salle futen truprojat personale te Arben Ristanit.
Laze Sekretarja e Pergjithshme te nxjerre jashte personat e paautorizuar. Ti tregoj une i nxjerr une jashte. Ne salle truprojat e Ristanit
Ristani Zoti Varfi vijoni.
Ristani Atehere hedhim ne votim aktin. Votohet akti 4 vota pro 3 kunder.
Nenkryetarja e KQZ Subashi ben thirrje punonjesve te KQZ-se Ristani ia mbyll mikrofonin Mos nderhyni ne kutite e votimit urdhrat jane te paligjshme. Do perballeni me ligjin.
Ristani Bini kutite e votimi
Salianji Nuk e shpall dot Lulin kryetar. a do keqyresh lexo aktin.
Ristani Mos u bej karagjoz shikon aktin
Subashi Si ta kane shkruar
Ristani Jua lexoj tani. Qetesohuni