Drejtori i MEICO-s Shumica e armeve qe shesim shkon per skrap
Granit Leka drejtori i ri i kompanise MEICO eshte nje nga njerezit me me pervoje ne fushen e projektimit dhe te prodhimit te armeve. Ai eshte inxhinier i specializuar ne kohen e regjimit te kaluar ne institutin e njohur suedez Nobel dhe mban titullin profesor per lendet luftarake eksplozive. Ai thote se Shqiperia pas renies se regjimit komunist kishte nje arsenal prej 200 mije tone municione. Tani shitjet behen pikerisht nga ky stok. Ne shesim ne vendet e Europes. Europa shpesh i blen per tregje te tjera ose i blen per ti demontuar dhe marre metalin plumbin bronzin etj. Gjithmone kemi shitur ne vende qe kane garanci europiane dhe qe jane te miratuara nga Agjencia Kombetare e Kontrollit te importndasheksportit te armeve qe me nje ligj te posacem u krijua vitin e kaluar. Per kete vit kemi shitur 1500 tone armatime thote Granit Leka drejtor i MEICO-s. Ndersa importi i armeve eshte me i paket. Jane importuar te gjitha armatimet e lehta qe ka nevoje Ministria e Brendshme e Mbrojtjes Drejtoria e Pergjithshme e Kufijve dhe Garda e Republikes. Kryesisht importohen arme te lehta te standardit europian. Ende nuk kemi importuar arme te renda mbetemi te pistoleta e standardit te NATO-s per oficerin policin thote z.Leka. Blerja e armatimit te lehte financohet nga Ministria e Mbrojtjes nga buxheti vjetor prej 250 milione dollaresh qe perben 2 per qind te GDP-se qe pas anetaresimit te saj ne NATO ne prill 2009. Drejtori i MEICO-s Granit Leka qe ka drejtuar prodhimin e armatimit te lehte ne uzinat e armeve qe ngriti ne Shqiperi regjimi i kaluar thote se vendi ka kapacitete qe ta prodhoje vete armatimin e lehte. Ka ardhur koha te mendojme qe municionet e standardit te NATO-s duhet ti prodhojme vete. Duhet te fillojme te prodhojme pikerisht ate fishek qe importojme. Armet e policit ti bejme vete municionet e policit ti bejme vete. Shqiperia ka qene prodhuese e konsiderueshme e municioneve ne Europe thote z.Leka.
Ani Ruci
Marre me shkurtime nga Deutsche Welle