E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri i jep sherbimit sekret kompetenca policie

Ambasadori Bosch ben te ditur nje tjeter shqetesim te nderkombetareve

Drafti i mazhorances per ndryshimet ne ligjin e Sherbimit Informativ kerkonte qe ketij institucioni ti jepte edhe disa kompetenca te Policise se Shtetit. Ky ishte konkluzioni qe nxjerr ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosch gjate raportit te paraqitur dje ne Vjene perpara Keshillit te Perhershem te ketij institucioni nderkombetar. Gjate prezantimit te gjate dhe konkluzioneve te nxjerra per jeten politike juridike dhe sociale te vendit tone pergjate nje viti Bosch u vendos rendesi te vecante perpjekjeve te mazhorances per te bere disa ndryshime ne ligjin e SHISH. Sipas Bosch problem ne kete nisme nuk kishte vetem fakti se ky institucion i rendesishem ekspozohej me shume ndaj ndikimit te qeverise por edhe shtimi i kompetencave te tij ne menyre te papershtatshme. Projektligji fillestar dukej se zvogelonte nivelin e mbikeqyrjes parlamentare dhe rriste mbikeqyrjen e qeverise mbi sherbimin. Nje tjeter shqetesim ishte qe projektligji do ti kishte dhene Sherbimit Informativ Shteteror kompetenca ne fushen e policimit konstaton perfaqesuesi i OSBE-se ne vendin tone. Sipas Bosch ne lidhje me keto probleme mazhoranca duke hasur rezistence te forte nga opozita dhe nga nje pjese e bashkesise nderkombetare terhoqi nje projektligj per Sherbimin Informativ i Shtetit nga procesi legjislativ perpara mbylljes se sezonit parlamentar. Por nga ana tjeter Bosch thekson se qeveria i ka siguruar se te gjitha keto shqetesime kane gjetur pergjigje ne draftin me te fundit te paraqitur tashme ne Kuvend. Por pavaresisht ketij premtimi Bosch thekson se prezenca e OSBE-se ne Tirane ende nuk ka nje kopje te ketij drafti te ri dhe ne momentin qe do ta kete ne dore do te shqyrtoje nese rekomandimet e bera nga nderkombetaret jane marre parasysh. Po keshtu Bosch thekson se eshte e rendesishme qe nisma te tilla ligjore me nje rendesi te vecante te diskutohen paraprakisht me te gjitha palet e interesuara. Ne Strategjine e saj Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 Shqiperia eshte angazhuar per te zhvilluar konsultime me intensive ne fazen e hershme te procesit legjislativ dhe per te pergatitur analiza te opsioneve te politikes perpara se te propozohen ligje te reja. Ne e shohim si nje shenje pozitive ndermarrjen e nje angazhimi te tille thekson ambasadori i prezences se OSBE-se ne raportin e tij. Ndryshimet e parashikuara nga mazhoranca ne ligjin e SHISH shkaktuan nje furtune reagimesh kundershtuese kryesisht nga ana e perfaqesuesve te nderkombetareve ne Shqiperi te cilet ishin te qendrimit se nje vend anetar i NATO-s duhet te ishte shume i kujdesshem me mendimin e nismave te tilla. Ai qe reagoi ne fillim dhe me ashper ishte ish-ambasadori amerikan ne Tirane John Withers i cili ka theksuar se SHBA eshte thellesisht te shqetesuar per cdo draft projektligj apo cdo levizje cdo ndryshim strukturash personeli qe do te dobesonte apo mund te minonte profesionalizmin e institucionit autonomine e tij si dhe te mund te politizonte kete institucion. Ne nje interviste te dhene per Top Story ambasadori Withers deklaroi se Institucione te tilla si SHISH dhe te tjera te ngjashme qe permbushen standardin e NATO-s nuk mund te ndryshoheshin per nje periudhe trevjecare pas anetaresimit te Shqiperise. Nese do te ndermerreshin ndryshime te tilla ato do te sillnin nje proces rivleresimi nga ana e NATO-s nese keto institucione i plotesojne standardet e kerkuara. Pervec SHBA-se dhe struktura te NATO-s e kundershtuan fuqishem draftin e qeverise per Sherbimin Informativ Shteteror. Ne muajin mars ne tryezen e Kryeministrit Berisha ka mberritur nje leter Top Secret nga selia qendrore e NATO-s ne Bruksel. Kjo leter kerkonte bllokimin e te gjitha procedurave per miratimin e ligjit te SHISH-it i cili sipas Aleances se Atlantikut Verior shkel standardet e organizates qe Shqiperia eshte anetare me te drejta te plota qe nga viti i kaluar. Nga ana tjeter i kujdesshem ndaj kesaj nisme ka qene edhe kreu i shtetit Bamir Topi sipas tij formulimi i ketij drafti kerkon dialog politik debat te hapur publik dhe mediatik pjesemarrje te grupeve te interesit dhe te profesionisteve te fushes keshillim me aleatet tane euroatlantike dhe ne fund miratimin politik ne Kuvend. Sipas Topit Shqiperia nuk duhet te harroje se anetaresimi ne NATO na ngarkon jo vetem me pergjegjesi kombetare por edhe rajonale e globale dhe pershtatshmeria e sjelljes dhe e ligjshmerise sone me Aleancen eshte nje kusht i padiskutueshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›