E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama gati turi ne te gjithe vendin

Kreu i opozites takim me kryebashkiaket e PS-se Te pergatiten protestat

Lideri i opozites shqiptare Edi Rama ka bere te ditur dje se shume shpejt ai do te nise nje tur ne baze per te riaktivizuar popullin opozitar ne nje aksion te ri politik qe do te nise nga ditet e ardhshme dhe do te perfundoje ne zgjedhjet lokale. Kreu i Partise Socialiste e ka bere te ditur aksionin e ri gjate nje takimi qe ka zhvilluar dje me kryebashkiaket e zgjedhur nga radhet e opozites. Ne kete takim qe eshte vijimi i serise se diskutimeve me deputetet dhe perfaqesuesit e tjere te opozites kreu socialist u ka bere te ditur krereve te pushtetit vendor se duhet te nise nje ofensive e vertete ndaj qeverise. Kerkoj nga ju intensifikim te luftes politike ndaj qeverise Berisha qeverise me te korruptuar ne bote ka deklaruar Rama dje ne takim. Mbledhja eshte zhvilluar pa pranine e medias duke ruajtur konfidencialitetin dhe rrjedhjen e informacionit por nga burime ne seline roze mesohet se kreu socialist u ka kerkuar kryebashkiakeve te majte se duhet te nisin aktivizimin e bazes per zhvillimin e protestave ne qytete por gjithashtu duhet te pergatiten edhe per manifestime ne kryeqytetin shqiptar Tirane.

Pas mosarritjes se marreveshjes mes mazhorances dhe opozites Partia Socialiste pritet tu rikthehet protestave ne te gjithe vendin ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit.
Dua nga ju te angazhoheni per organizimin dhe zhvillimin e protestave ne rast se negociatat deshtojne u eshte drejtuar Rama kryebashkiakeve te majte. Lideri i opozites gjate takimit ka kerkuar te njihet me problemet ekonomike qe shqetesojne banoret ne qytetet ku drejton e majta. Kreret lokale kane shprehur pakenaqesi per mungesen e fondeve nga qeveria te cilat sipas tyre kane sjelle mosrealizim te projekteve te ndryshme. Ne te njejten linje ka qene edhe shqetesimi i Rames i cili mesohet te kete thene se mungesa e fondeve dhe shkurtimi i buxhetit lokal vjen pasi qeveria po ruan parate per fushaten e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Takimi i djeshem me kryebashkiaket ka qene vijim i nje serie konsultimesh te kreut te opozites me deputetet e 12 qarqeve te vendit por edhe me aleatet e opozites perkatesisht partite qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit i jane bashkuar kauzes se PS-se per transparencen e votes. Ne keto takime eshte konsoliduar ideja e nje qendrimi me te forte te opozites per te kontestuar politiken e qeverise si ne aspektin ndaj demokracise dhe shtetit ligjor por edhe ndaj ekonomise ne vend. Ne fakt qendrimin per nje reagim popullor nese deshtojne negociatat e ka bere te qarte ne seancen e pare te Kuvendit vete kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci. Ne fjalen e tij Ruci deklaroi se kohe per te humbur nuk ka ne te kunderten nuk do te kemi asnje oferte per ju por vetem oferten per cdo shqiptar te ndershem qe do te futet ne aksionin tone dhe qe do te ndaloje vetem kur te garantohen zgjedhje te lira dhe te ndershme tha Ruci.

Gjate turit te bazes kreu socialist do te jete i shoqeruar si nga deputetet e qarqeve perkatese ashtu edhe nga perfaqesuesit e partive aleate te cilat tashme jane ne nje grupim politik te perbashket me opoziten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›