E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati le Vatikanin per Nard Ndoken

Diplomati rikthehet te Partia Demokristiane pas largimit ne 2009-n

Zef Bushati largohet nga Vatikani per tiu rikthyer Partise Demokristiane. Per 15 muaj Bushati ka kryer detyren e ministrit fuqiplote zv/ambasadorit ne Vatikan dhe numrit dy te sherbimit diplomatik ne Ambasaden tone ne Itali. Vendimi im eshte i detyruar per mjaft arsye por te cilat kam vendosur ti bej publike ne kohen dhe momentin e duhur. Nuk jane arsye te thjeshta dhe nuk kane te bejne me lsquomosmarreveshjet ne detyre me ambasadorin te karakterit administrativ sic perpiqet te hapin fjale drejtues te MPJ-se. Ambasadori e ka konsumuar mandatin dhe pritet te largohet ndersa une kam vetem nje vit ne detyre keshtu qe nuk ka asnje arsye qe te largohem une e te qendroje ai qe duhet te ike tha Bushati. Ai thote se do rikthehem ne politike. Do rikthehem ne Partine Demokristiane ne partine te cilen e kam drejtuar per vite me radhe dhe ku e ndjej veten shume komod. Bushati hedh akuza edhe per Ministrine e Jashtme.

Mbas thashethemeve fshihen arsyet dhe qellimet te cilat jane te karakterit politik dhe diplomatik. Flas per marredhenie diplomatike jo vetem me Italine por dhe me SHBA-ne e BE-ne. Kam 21 vite ne politike e diplomaci dhe nuk mund te pajtohem kur konstatoj se ka veprime te cilat per mendimin tim i bien ndesh se ardhmes te vendit tone ne integrimin euroatlantik. Bushati sqaron se do te rikthehet ne skenen politike dhe per kete ka kontaktuar edhe kreun e PDK-se Nard Ndoka. Ndajme te dy te njejtat shqetesime dhe jemi te gatshem per te bashkuar te gjitha potencialet per ringritjen e Partise Demokristiane e cila doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare duke iu cenuar vota ne menyre aspak demokratike madje dhe ne rruge jo te ndershme tha Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›