Drejtori i Muzeut të Kosovës: Si i ruajmë thesaret shqiptare
PRISHTINE - Çështja e përfolur shumë në media ditëve të fundit, rreth “zhdukjes” së thesareve të Shqipërisë, që u morën e s’u kthyen akoma atje, duket se ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm në Muzeun e Kosovës, në vendin ku ato thesare rrinë të ekspozuara prej pothuajse një muaji. Nga ky institucion thonë se muzeu ka shënuar numrin më të madh të vizitorëve që ka pasur ndonjëherë, falë ekspozitës së përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë me titull “Një komb, një kulturë”.
Të hënën ciceronët janë pushim, ndërkaq në oborr mund të vëresh sigurimin që ruan ndërtesën. Drejtori i muzeut, Shafi Gashi, thotë se shqetësimet e ngritura në mediat e Tiranës janë të tepërta. Është fat i mirë, sipas tij, që këto thesare të kombit u janë ekspozuar qytetarëve të Kosovës: “Kjo është ekspozita më e mirë që ka pasur muzeu ndonjëherë. Është shumë me fat që ne si muze i Kosovës e kemi atë, sepse jo gjithherë mund të ndodhë kjo. Të gjithë duhet të jenë të kënaqur që ajo është hapur këtu e të mos ngremë shqetësime”, - ka thënë Gashi.
Sipas tij, numri i vizitorëve është dy apo trefish më i madh se herët e tjera. “Vijnë grupe deri në 200 vetë në formë të organizuar; vijnë ndërkombëtarët, si KFOR-i amerikan dhe ai gjerman, pastaj kemi pasur edhe disa vizita të nxënësve që janë organizuar, si dhe grupe të vogla e familjarë që janë të shumtë”, - ka thënë ai.
Shafi Gashi, drejtor i Muzeut të Kosovës, i ka thënë gazetës se për ekspozitën “Një komb, një kulturë”, janë marrë masa të veçanta sigurimi, dhe ndër të tjera, ka shtuar se spekulimet e dhëna në mediat shqiptare, janë bërë kryesisht nga ata persona që kanë qëllimet e veta politike.
“Siguria është në nivel të mirë, ekspozita sigurisht është nën vëzhgimin e kamerave; kemi dy lloj sigurimesh në sallë, personat e angazhuar për siguri fizike, dhe ciceronët që japin sqarime, ndërsa në oborr është edhe sigurimi i muzeut. Pjesa më e madhe e artefakteve janë në vitrina, po ashtu në pjesët ku janë ekspozuar artefaktet kemi vendosur barrikada që nuk lejojnë t’u afrohen veprave të rralla. Nëse disa ikona nuk janë të futura në vitrina, kjo është bërë pasi kuratori e ka menduar ashtu”, - ka thënë Gashi për “Zërin”. Gashi ka shtuar se ky institucion ka një kontratë dhe siç thotë ai, ata i kanë përmbushur të gjitha kushtet për ekspozitë, ashtu siç i ka kërkuar huadhënësi.
Ndërkaq “Zëri” shkruan se kompania që bën ruajtjen e tyre fizike është “Luani”. Ajo nuk ka një kontratë me një kompani sigurimi që bën atë që quhet polisë sigurimi, e cila, në rast dëmtimi apo tjetërsimi do të duhej të merrte përsipër ndonjë humbje. Për këtë pjesë, Gashi ka lënë të nënkuptohet se një dokument i tillë sigurimi nuk ekziston: “Nuk kemi bërë një kontratë të detajuar, por në rast nevoje kemi paraparë që të rriten masat e sigurisë dhe të thirren njerëz shtesë”.
I pyetur po ashtu nëse temperaturat e larta që këto ditë po mbretërojnë në Kosovë i dëmtojnë artefaktet, Gashi ka thënë se salla ka një temperaturë konstante.
“Salla realisht nuk ka sistem ajrimi, mirëpo godina është e vjetër dhe temperatura brenda sallës nuk është e lartë. Ajo ka qenë konstante e nuk ka shkuar më shumë se 22 gradë, gjë që nuk i dëmton objektet”, - ka shtuar Gashi.
Drejtori i muzeut ka bërë edhe një krahasim rreth ekspozitave të fundit dhe interesimit të shfaqur për to, duke treguar se “muajt e verës kanë sjellë ekspozita shumë interesante, si ‘World Press Photo’, që ka qenë e hapur mbi dy javë, pastaj tashmë është hapur ekspozita ‘Një komb, një kulturë’, e cila ka shënuar numër të madh të vizitorëve në raport me ekspozitat e tjera që kemi pasur”.
Marrë nga “Zëri”
(er.nu/BalkanWeb)