Rëndësia e bukurisë së brendshme
A është bukuria e brendshme diçka që njerëzit e shëmtuar thonë për veten e tyre që të ndjehen më mirë? Çfarë është bukuria e brendshme? A është një lloj bukurie që është në brendësi? A është diçka që ne kurrë nuk mund ta shohim, por vetëm ta imagjinojmë? Bukuria e brendshme nuk është vetëm bukuri e brendshme. Ashtu si do të mësoheni me idenë, për një kohë do të kuptoni se bukuria e brendshme është e vetmja bukuri që ekziston. Kjo nuk do të thotë se paraqitja e jashtme nuk ka rëndësi. Bukuria e brendshme luan një rol shumë më të madh se sa ju mendoni edhe në shikim të parë. Nga përkufizimi, bukuria e brendshme mund të përshkruhet si diçka që është provuar përmes karakterit të një personi sesa nga paraqitja e tij. Kjo është bukuria e vërtetë e një personi që shkon përtej paraqitjes fizike. Për shumicën e njerëzve, bukuria e brendshme është një shaka. Njerëzit thonë se bukuria e brendshme është diçka që njerëzit e shëmtuar thonë për veten e tyre për t’u ndjerë më mirë. Por në qoftë se nuk mund ta shohim atë, kush mund të thotë në të vërtetë se ajo ekziston dhe është në vendin e parë? Supozohet se bukuria e brendshme është diçka që vetëm mund të ndjehet dhe nuk mund të shikohet. Por sa e vërtetë është kjo? Ka një konfuzion të madh mes bukurisë së jashtme dhe bukurisë së brendshme, dhe në gjithë këtë konfuzion shpesh anashkalohen përpjekjet e vërteta të bukurisë së brendshme dhe duke ia kaluar meritat bukurisë së jashtme. Njerëzit shprehen se kurrë nuk e vënë re bukurinë e brendshme në shikimin e parë. Por a është kjo e vërtetë? Pothuajse të gjithë vërejnë pamjen fizike të një personi vetëm për një çast, deri sa bukuria e vërtetë e brendshme fillon lojën tërheqëse. Ju mund të flisni me dikë për një minutë apo më shumë dhe të kuptoni nëse ata janë të këndshëm apo jo aq të këndshëm sa në fillim. Por ndërkohë që biseda vazhdon, kuptoni cilësi dhe tipare, dhe pa e kuptuar mund të filloni ta shihni personin akoma dhe më të bukur apo magjepsës, joshës. Ju mund të mendoni se është një fytyrë e bukur apo një fizik i mrekullueshëm që e bën një person tërheqës. Por më shumë se çdo gjë tjetër, është besimi i brendshëm i një personi, që i bën ata më tërheqës për të tjerët. Është e vërtetë se paraqitja fizike mund të jetë një bonus, por kjo është diçka që është anashkaluar lehtë kur zbulohen tipare të tjera. Besimi i tyre që vjen nga brenda vetes me ngjyra të ndezura pozitive dhe vetëbesimi i bën ato akoma dhe më tërheqës. Përshtypjet e para nuk varen gjithmonë nga fiziku apo tiparet e fytyrës suaj, por duhet të besoni thellë brenda vetes. Dhe kjo është ajo ku bukuria e vërtetë qëndron. Bukuria e brendshme ju ndihmon të vlerësoni bukurinë e jashtme. Nëse dashuroni, vlerësoni dhe ndjehuni mirë në lidhje me veten, kështu do të ndiheni më të sigurt për t’u përballur dhe bashkëvepruar me njerëz të tjerë. Mos harroni, bukuria e jashtme mund t’ju japë një shikim, por është bukuria e brendshme që e bën dikë të qëndrojë. Bukuria është brenda vetes. Ajo çfarë shohin të tjerët tek ne është një projeksion i asaj që ne duam që ata të shohin. Kur të plotësoni mendimet tuaja me energji pozitive dhe bukurinë e brendshme, do të vlerësoni shumë më tepër gjërat që janë rreth jush. Në qoftë se ndiheni të bukur, besimi juaj sjell një “shkëlqim” të bukurisë, që asnjë bukuri e jashtme mund të konkurrojë me të. Por në qoftë se ndiheni të shëmtuara, bukuria juaj e brendshme do të reflektojë të njëjtën ide dhe të projektojë atë në bukurinë tuaj të jashtme. Nëse vërtetë ndjeheni të bukur në brendësi, kurrë nuk do të dukeni pak tërheqës tek të tjerët. Bukuria e brendshme mund të shihet nga të gjithë të tjerët dhe kjo është shumë më e bukur se bukuria e jashtme. Vërtet besoni në veten tuaj. Por nëse jeni të bindur se nuk jeni me të vërtetë të bukur, filloni të punoni në atë që e perceptoni si defekt rreth vetes. Defektet janë perceptuese dhe kjo është një e metë vetëm sepse ju besoni se është një. Një vajzë që dëshiron të humbasë 10 kilogramë mund të mendojë se është e shëndoshë, ndërsa një tjetër vajzë që dëshiron të jetë në minimumin e peshës mund të mendojë se është më shumë seç duhet. Për syrin e një vajzë të tretë, të dyja këto vajza mund të jenë të dobëta! Bukuria është vetëm një perceptim që fillon nga brenda. Nëse bukuria e brendshme është bukuria e vërtetë që çdokush e sheh, pse është quajtur bukuria e brendshme? Nuk duhet të quhet bukuri e jashtme sepse kjo është ajo që të gjithë vërejnë? E pra, një fjalë e mirë do të ishte thjesht “bukuri”, nuk ka asgjë të brendshme ose të jashtme në lidhje me të. Ju jeni të bukur, nëse besoni se jeni të bukur! Ju jeni tërheqës në qoftë se ndiheni tërheqës! Gjithkush të sheh ty si një projeksion të asaj që ju shihni kur shikoheni në pasqyrë.
(er.nu/summerpages/GSH/BalkanWeb)
(er.nu/summerpages/GSH/BalkanWeb)