E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërcënon protestuesit pas tonelatave me gaz mbi ta: Policia nuk tërhiqet

Reagon sërish Albana Koçiu, Rama ka mbyllur gojën: Vijë e hollë mes protestës dhe kaosit

Krei i policisë, Skënder Hitaj ka sulmuar këtë pasdite protestuesit duke i kërcënuar ata se do të përballen me policinë dhe të mos konsiderojnë vetpërmbajtjen si dobësi të saj. Hitaj nuk dha shpjegime për trupat civile të policisë të paidentifikuar si dhe dhunën e tyre ndaj qindra e qindra studentëve. Hitaj tha se ishin plagosur 71 polivë por nuk tha se sa protestues u bënë për spital nga goditjet e policisë, nuk kërkoi falje për zvarritjen e të riut me këmbën e thyer. 

“Çdo sulm ndaj uniformës blu është sulm ndaj autoritetit të ligjit dhe shtetit. Kushdo që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë, ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private, do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin”, tha Hitaj.

Mes kërcënimeve, Hifaj gjeti momentin edhe për joshje të policisë përmes premtimit për pagesa shtesë.

“Çdo orë shtesë shërbimi do tju njihet dhe  do kompensohet sipas ligjit. Sakrifica juaj meriton respektin dhe mbështetjen e plotë të institucioneve.

Ju kërkoj profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe vendosmëri. Mos u provokoni, por mos u tërhiqni nga përmbushja e detyrës! Forca jonë është ligji dhe autoriteti ynë buron prej tij”, tha Hitaj.

Ndërkohë ai u bëri thirrje pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. 

Sponsorizuar

“Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit.

Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve, pronës publike dhe private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.

Dhe për këdo që mendon se mund të imponojnë vullnetin e tij përmes dhunës, mesazhi është i prerë:

Mos e ngatërroni vetëpërmbajtjen e Policisë së Shtetit me dobësinë!

Policia nuk tërhiqet përballë dhunës”, tha Hitaj.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›