E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i Qemal Stafës kërkon lirimin se është besimtar dhe kontribues i PD-së

Avokati i drejtorit të stadiumit Qemal Stafa, Gazmend Sallaku, që u arrestua tre ditë më parë për ryshfet, ka dhënë disa argumente të çuditshme para gjykatës, për lirimin e tij.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë nga ana e Gjykatës së Tiranës, avokati i Sallakut ka thënë se ky i fundit duhet lënë i lirë, pasi është kontribues i Partisë Demokratike dhe një besimtar i devotshëm, duke qenë se kur është arrestuar, mbante Ramazan.

A është argument fakti i të qenit kontribues i Partisë Demokratike, për të mos u ndëshkuar për korrupsion dhe vepra të tjera kriminale?! Këto vite kanë treguar se po.

Nga kjo është nisur ndoshta edhe avokati i Sallakut, por Gjykata e Tiranës e ka hedhur poshtë pretendimin e tij, duke vendosur që ai të qëndrojë në burg për 30 ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›